Padyshim që kjo është ditëlindja më e bukur për Olta Gixharin. Aktorja shqiptare për herë të parë feston me një rrahje tjetër zemre brenda saj. Ajo është në pritje të fëmijës së saj dhe 34-vjetori i lindjes është i veçantë për të. Aktorja është në javën e 32-të të shtatzënisë dhe foshnja pritet të vijë në jetë së shpejti.







