Përplasja / Prezantimi i masterplanit të Veliajt, Olli: Ju jetoni në zhul moral dhe politik

 

 

olli veliajKryetari i Bashkisë së Tiranës prezantoi dje projektin e tij për të zgjeruar hapësirat e gjelbra tek parku i Liqenit Artificial. Gjatë prezantimit të masterplanit, Veliaj theksoi se janë rreth 5.5 ha për të krijuar më shumë sipërfaqe të gjelbër, nga garda e republikës, e cil i shtohet parkut të liqenit me miratimin e masterplanit. Në lidhje me këtë projekt, Veliaj deklaroi: “Sot janë shtuar 5,5 hektarë. Do të rrafshohen 13 ndërtesa. Nga 14 ndërtesa do të ngelen vetëm 1 ndërtesë. Masterplani i liqenit është i ndarë në 10 miniprojekte. Një prej tyre është rehabilitimi i digës, një tjetër është pista e vrapimit dhe një tjetër zona e plazhit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur që projekti i parë të jetë parku i madh i lodrave për fëmijë|. Ndërkohë ndërhyrje ka pasur nga kryetari i grupit të Partisë Demokratike Leonard Olli, i cili replikoi më Veliajn gjatë ceremonisë së organizuar prej tij. Kryetari i Bashkisë në prezantimin e projektit tha se shteti do të gjelbërohet, dhe se dashnorët e zhulit të shkojnë tek SHQUP. Ndërsa Olli replikoi Veliajn për zhulin moral dhe politik me të cilin ata jetojnë.

 

BOX

Debati Veliaj-Olli

Veliaj: Një park që ka nevojë për gjelbërim, dhe jo një park që ishte një grope septike.

Olli: Urime për fjalën me aksion goditje të përqendruar.

Veliaj: Besojmë tek gjelbërimi, jo tek banjo. Nëse e doni banjo, ja ku e keni përballë.

Olli: Ju po dhunoni sot me dhunën e fadromave.

Veliaj: Shteti do gjelbërohet, dashnorët e zhulit të shkojnë tek SHQUP, të dashurit e gjelbërimit do rrinë këtu tani.

Olli: Ju jetoni në zhul moral dhe politik.

Veliaj: Kjo është e pasjellshme.

Olli: Unë ju dhashë dorën. Faleminderit për leksionet e mira që më dhe.

Veliaj: Do vijnë të luajnë dhe fëmijët e tu në një vend të gjelbëruar.

Olli: Praktikoni të drejtën minimale të jetesës dhe të banesës.

Veliaj: Faleminderit, dhe fëmijët tuaj do vijnë të luajnë tek liqeni.

Olli: Po diskriminoni njerëzit.

Veliaj: Edukata mësohet në shkollë, më lër ta prezantoj dhe dëgjo si bëhet qyteti. Kishit katër vjet të bënit qytetin, katër vjet e bëtë, ja vizioni juaj për qytetin, zhul, llum, urinë, nevojë. Ja vizioni juaj për qytetin.

Olli: Po humb dinjitetin.

Veliaj: Gishtat përpjetë dhe aty ku duhet.

Olli: Kalofshi mirë dhe faleminderit

Share it :