Gjekmarkaj ironizon keq deputetët e opozitës parlamentare: U gjendët ngrohtë në kraharorin e PS…

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24, thumboi deputetët e opozitës parlamentare, Halit Valterin dhe Andi Përmetin, duke ju thene se pavarësisht se dolën nga listat e opozitës janë gjendur më ngrohtë në kraharorin e PS.

“Nuk ju paragjykoj personalisht, por ju si grup keni humbur një rast për të demonstruar seriozitet para publikut shqiptar. Shumë prej jush deputetët e opozitës së re kanë qenë shumë represivë ndaj liderit të PD-të, Lulzim Basha. Me të drejtë ju ka atakuar PD se ndjehej e zënë në tradhti prej jush. Ju u gjendet më ngrohtë në kraharorin e PS, e them këtë duke parë shumicën e sjelljeve, votimeve, kam parë komizëm, paaftësi tek ky grup. Nuk është faji i tyre, por i atyre që ju kanë zgjedhur. Duhet të kishit bërë opozitë, por vetëm opozitë nuk bëtë”,- tha Gjekmarkaj.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :