Kreu i grupit parlamentar të LDK-së infektohet me COVID 19: Kokëdhembje e temperaturë, u prek edhe familja

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor”, tha Gashi.

Share it :