Dy kërcimtarë ndajnë bashkërisht çdo ditë të njëjtën hapësire pune, jetojnë shpeshherë së bashku, si shokë në të njëjtin apartament, hanë të njëjtin ushqim që e gatuajnë së bashku, kanë ide dhe qasje të përafërta për jetën, shoqërinë, femrat etj……
Po ku dhe si ndahen ata…? Kjo është shfaqja “Kontraversial”, me koreografi të Gjergj Prevazit, që u ngjit mbrëmë në skenë në kuadër të Festivalit “Dance Theatre” me balerinët Elton Ceca dhe Labinot Rexhepi. Shfaqja inspirohet nga marrëdhëniet disi kontraverse (te diskutueshme) mashkull-mashkull në traditen tone shoqerore e sociale. “Parë në këndvështrimin tradicional shqiptar te ketyre marredhenieve, si dhe pasqyrmin ne realitetin e sotem, tema vjen e perthyhet ne perballjen me modernizimin gjithnje e me teper te jetes urbane, ndikimit te kulturave te tjera, interferimit dheimpaktit te teknologjise etj. Pergjithesisht me mjete shprehese te dansit, por edhe me ato te teatrit, fjales e imazhit, shfaqja ndertohet mbi principet e dramaturgjise se fragmentarizuar, me kalime situatash nga dramatike ne komike, nga realiste ne surealiste, nga illustrative ne ndjesore, duke mos pasur si qellim tregimin e nje historie konkrete, por percjelljen e ideve dhe te nje imazhi qe “provokon” audience, duke e ftuar drejt nje reflektimi intelektual,I cili jo detyrimisht ndodh gjate kohezgjatjes se performancës.
Ndërsa sonte në Galerinë Kombëtare të Artit, vjen trupa zviceriane me shfaqjen “Morphoses” e cila eksploron temën e metamorfozës, nëpërmjet një forme të lehtë e projektuar për dy kërcimtarë. Një pjesë grafike, afër me artet plastike, ku trupi në lëvizje dhe letra lidhen në brishtësisë së tyre të brendshme. Koreografët zhyten lirshëm në botën fantastike të Ovide (poet latin) per të parë se si Metamorfoza e tij mund jehojë legjendat tona bashkëkohore. Transformimi, ndryshimi, evoluimi dhe ricikllimi bëhen refleks i veprimeve që ndodhin si përgjigje e një mungese. Konstruktim-dekonstruktim, është një ritëm binar që duket se vë në gjumë shoqërinë bashkëkohore perëndimore. Duke përdorur metamorfozën si temë, ofrohet një hapësirë ëndërr që është e përjetshme, duke kënaqur nevojën për abstragim…si burim frymëzimi.
Morphoses paraqitet si një para premiere në Albania Dance Mëting-Festival, ndërsa premierën do të ketë në në Zvicër në fund të nëntorit.
“Stress biology” është pjesa e koreografëve Corinne Rochet dhe Nicholas Pettit që do të shfaqen në hollin e Universitetit të Arteve më 15 tetor. Këta dy koreografë vazhdojne kërkimin e tyre koreografik në grup duke e vendosur 6 kercimtare në një hapësirë 9m2. Të ballafaquar me një shoqëri në dualitet midis shkretëtirëzimit dhe mbi-përqendrimit, marrëdhënia e numrave në hapësirë është në pyetje. Nocionet e afërsisë dhe pasojat brenda modeleve të sjelljes të trupit janë hulumtuar duke vërejtur trupin e njeriut qe evoluon në një sipërfaqe me dendësi shumë të lartë. Duke filluar nga situatat konkrete pak nga pak situatat rafinohen për të formuar një dans abstrakt, që përpiqet të mos humb thelbin e pikënisje: realitetin.
Projektuar fillimisht për 18 kërcimtarë profesionistë, Stress Biologji prezantohet në Albania Dance Meeting-Festival me 6 studentë të Universitetit të Arteve të Tiranës. Prezantimi do të jetë rezultat i dy javë pune intensive me koreografët e Kompanise Utilité Publique. Ky është një version i Stress Biologji, ku ndërmjetësimi kulturor është pjesë e punës koreografik dhe që lejon studentët të jenë pjesë e procesit të krijimit, nga fillimi në fund.





