Emra që priten sivjet në Festivalin e Radio-Televizionit Shqiptar

rtsh

Data 12 dhe 13 tetor janë datat e pranimit të këngëve për festivalin e fundvitit në Radio-Televizionin Shqiptar. Festivali, i cili mbahet në dhjetor, fituesin e dërgon drejt e në festivalin Eurovision vitin tjetër. Mësohet se në mesin e emrave që do të vijnë sivjet në festival është Edea Demaliaj, fituesja e “X Factor Albania” dhe njëkohësisht vajza e të ndjerit Gentian Demaliaj – vokalist i grupit “Djemtë e Detit”. Erga Halilaj, e cila numëron disa pjesëmarrje në këtë festival, po ashtu sivjet rikthehet me një projekt muzikor. Ajo ishte si backvokaliste për Elhaida Danin dhe Hersi Matmujën në Eurosong. Flaka Krelani po ashtu përflitet në rrjetet sociale si një ndër emrat që vijnë në festival. Kujtojmë se vite më parë Flaka bashkëpunoi me Doruntina Dishën me këngën “Jeta kërkon dashuri”, por përfunduan në vendin e dytë pas Olta Bokës. Eurosong mbahet në maj të vitit tjetër në Stokholm.

 

Share it :