Situata në Siri / Kancelarja Angela Merkel të dielën vizitë zyrtare në Turqi

 

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë ditën e diel një vizitë zyrtare në Turqi me fokus luften në Siri, krizen e refugjatëve si dhe luftën kundër terrorizmit, pas atentatit të dyfishtë që përgjaku Ankaranë, ka njoftuar zëdhënësi i saj.“Me presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin Ahmet Davutoglu bisedat do të përqendrohen kryesisht në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, situatën në Siri, menaxhimin e krizës së refugjatëve si dhe çështjet dypalëshe”, – tha zëdhënësi Steffen. Ndërsa ngjarja e ndodhur në Ankara u paraprin zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të të 1 nëntorit ku do të zhvillohen normalisht pavarësisht sulmit të dyfishtë që shkaktoi 97 të vdekur të shtunën në zemër të Ankarasë, njoftoi kryeministri turk, Ahmet Davutoglu. “Pavarësisht rrethanave, zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen”, – deklaroi Davutoglu gjatë një interviste në stacionin informativ.“Ne do të zhvillojnë normalisht procesin zgjedhor”, – theksoi Davutoglu, i cili drejton qeverinë e përkohshme deri në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP-ja, islamiko-konservatore) e Davutolgu-së dhe e presidentit Rexhep Tayyip Erdogan humbi më 7 qershor shumicën absolute që zotëronte në Parlament që prej 13 vjetësh.
 

 

 

Share it :