Ministrat e Jashtëm / BE i kërkon Rusisë të heqë dorë nga sulmet kundër opozitës në Siri

 

avione oske“Ky përshkallëzim ushtarak rrezikon të thellojë më tej konfliktin, të minojë procesin politik, të përkeqësojë situatën humanitare dhe të zgjerojë përhapjen e radikalizmit”, – thanë 28 vendet e BE-së

 

Nga Luksemburgu, BE i kërkoi Rusisë të heqë dore menjëherë nga sulmet që shënjestrojnë opozitën e moderuar në Siri dhe ka vlerësuan se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme me krerët aktualë ndërkohë që Moska mbron presidentin Assad. “Ndërhyrja ruse në këtë konflikt, që ndryshon rregullat, ka shkaktuar shqetësime të thella në BE”, sipas shefes evropiane të diplomacisë, Federica Mogherini, dhe 28 krerëve të Punëve të Jashtme të mbledhur në Luksemburg. Por pavarësisht gjuhës së fortë të përdorur kundër Moskës, disa divergjenca janë shfaqur në mes të BE-së mbi rolin e Assad. “Ndonëse zyrtarisht, Assadi nuk mund të jetë pjesë e së ardhmes së Sirisë, sikurse Perëndimorët e theksojnë këtë prej vitesh, të gjithë e dinë se nuk mund të ndërtohet një tranzicion pa të”, – deklaroi një burim evropian. Disa vende evropiane dalin gjithnjë e më hapur për idenë e negociatave të shpejta me Bachar al Assad, një perspektivë e kundërshtuar me forcë nga Franca dhe Britania e Madhe. Ndërkohë, falë sulmeve ajrore të filluara nga Rusia më 30 shtator, ushtria e regjimit ka përparuar ditët e fundit në ripushtimin e territoreve të humbura në qendër të vendit. “Ky përshkallëzim ushtarak rrezikon të thellojë më tej konfliktin, të minojë procesin politik, të përkeqësojë situatën humanitare dhe të zgjerojë përhapjen e radikalizmit”, – thanë 28 vendet e BE-së në një deklaratë të miratuar në Luksemburg nga ministrat e tyre të Jashtëm. Por nga ana tjetër mediet ruse pohojnë se Rusia ka arritur në pak ditë në luftë kundër “Shtetit Islamik” më shumë se koalicioni ushtarak i drejtuar nga SHBA brenda një viti. Ndërsa Steven Piffer çuditet për raportet e medieve ruse. “Pohimi se forcat e armatosura ruse kanë arritur në pak ditë të luftës kundër “Shtetit Islamik” më shumë se sa koalicioni i drejtuar nga SHBA është i çuditshëm”. Pifer tërheq vëmendjen në faktin se vetëm një pjesë e vogël e sulmeve ajrore ruse janë të drejtuara kundër Shtetit Islamik. Kolegu i tij i Institutit, Michael O’Hanlon deklaron se veprimet ruse kundër IS janë “shumë joefektive”. Goditjet ruse nga ajri mund të quhen vetëm atëherë si të suksesshme, po të kenë si objektiv që ta mbështesin Presidentin Bashar Assad. Një ekspert tjetër i Uashingtonit, Stephen Blank nga American Foreign Policy Council mendon se raportet ruse në medie janë tipike “qëndrime ruse të të mbajturit me të madh”. Është e pamundur që të arrish “brenda pak ditësh me disa bomba atë për të cilën më parë nevojiteshin muaj.”Ndërkohë koalicioni ushtarak ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA ka nisur që prej më shumë se një viti sulme ajrore kundër IS. Uashingtoni deklaron se pjesa më e madhe e sulmeve ndërmerren mbi territorin irakian. Sipas Pentagonit, deri në fund të shtatorit ka pasur më shumë se 7000 sulme nga ajri, prej tyre 4500 qenë kundër forcave të IS në Irak.

Share it :