Harxhi: Ideja për ndryshimin e kufijve lindi në Tiranë dhe u ngjiz në Bruksel

E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-zv. Ministrja Edit Harxhi u shpreh se çështja e ndryshimeve të kufirit në Kosovë ka lindur në Ballkan, nga Vuçiç dhe Thaçi, mbështetur nga Rama.

Edit Harxhi: Mendoj se ideja për ndryshimin e kufijve ka ardhur nga Ballkani, nga dy kryesorët Thaçi dhe Vuçiç. Sigurisht ka edhe një ndërhyrje nga Tirana zyrtare, e kryeministrit Rama i cili nuk ka bërë asnjë transparencë për këtë çështje.

Mendoj se ka lindur si ide në Tiranë, është ngjizur në Bruksel. Mogherini e përshëndeti si ide dhe dy liderat e Kosovës e Beogradit u dakordësuan. Kryenegociatorja dhe shefja e diplomacisë u dakordësua për këtë çështje dhe kjo është e çuditshme. 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :