Në tendën Shqipëri- Kosovë, shihet në fotografitë e pasqyruara ishin të vendosur dy famujt e dy vendeve dhe ishin ekspozuar disa projekte të tjera në fushën e kulturës, përfshirë edhe disa libra historik. Të shtunën më 10 tetor 2015 në Kopër të Sllovenisë, është mbajtur Festivali kulturor i etnive, i quajtur “Nga Kulaçi deri tek bakllavaja”- “Festival “od potice do baklave”, në qytetin Koprin – të Sllovenisë.
Në një njoftim të organizatorëve të këtij festivali – thuhet se rreth njëqind anëtarë të paktën dhjetë bashkësive etnike, janë mbledhur në Koper Taverna, duke mbajtur festivalin ”Nga kulaçi deri tek bakllavaja”- “Festival “od potice do baklave”, në qytetin Koprin – të Sllovenisë.
Ndërkohë, thuhet se qëllimi kryesor i projektit KulturMen është të forcojë mundësitë arsimore e trajnuese të personave që u përkasin grupeve të ndryshme etnike dhe të emigrantëve në mënyrë që të punësohen më mirë në fushën e kulturës, dhe të traditës së tyre prej edhe nga ata vijnë në këtë vend.
“Aktualisht, në Slloveni, ka shumë shoqata që bashkojnë anëtarët e grupeve të ndryshme etnike dhe organizojnë një shumëllojshmëri të ngjarjeve, por konkurrenca është e madhe, dhe ata pra, pjesëtarët të kombësive janë veçanërisht të pambrojtur “, ka thënë Emina Haxhiç nga Koper Zavod Krog.
Projekti është kryer në zonën e Koper, Nova Gorica dhe Lubjanë. Në Koper janë pesë grupe të kurseve për të u mësuar me një njohuri në fushën e granteve dhe menaxhimin e projekteve kulturore, organizimin e punës dhe të ngjarjeve, promovimin e produkteve dhe shërbimeve kulturore, legjislacionit dhe kulturën e biznesit, thonë ata.
Në tendën Shqipëri- Kosovë, shihet në fotografitë e pasqyruara ishin të vendosur dy famujt e dy vendeve dhe ishin ekspozuar disa projekte të tjera në fushën e kulturës, përfshirë edhe disa libra historik.




