Bastexhinjte serbe favorizuan Shqiperine

 

Shumica e bastexhinjve në Serbi po vënë bast për ekipin shqiptar të futbollit që do ta mundë Serbinë në ndeshjen kualifikuese të së enjtes për Kampionatin Evropian UEFA 2016. Mozzart, një nga kompanitë më të mëdha të bastoreve në Serbi, është duke i dhënë gjasat prej 2.65 për një fitore shqiptare dhe 2.90 për një fitore serbe. Disa fansa të futbollit në Serbi i thanë BIRN-it që ata tashmë kanë humbur besimin në ekipin e tyre. Srecko, një 50 vjeçar, klient i rregullt i Mozzart, i tha BIRN që ekipi serb po “luan shumë keq”, dhe se kjo është arsye për vënien e këtyre gjasave për fitore. “Ne kemi lojtarë më të mirë, nuk ka dyshim, por ‘grindja serbe’ e vjetër dhe e keqe po shkatërron atmosferën në ekip. Ne kemi humbur të gjitha shanset për Euro 2016 nëse shqiptarët janë ende në lojë,” tha Srecko. Kompani tjera serbe bastesh gjithashtu favorizojnë ekipin shqiptar. Kompania e basteve “The Soccer” po ofron gjasat prej 2.65 për Shqipërinë dhe 2.75 për Serbinë. Kompania ‘Balkan Bet’ dha të njëjtat gjasa për të dyja ekipet – 2.65 vs 2.65. Raportimet në rrjete sociale në Shqipëri thanë që disa bastexhinjë shqiptarë kanë ndaluar vënien në bast për fitore serbe. I ulur në Balkan Bet, Branko, 21, i tha BIRN-it që kjo nuk mund të bëhet në Serbi, për arsye që “biznesi është biznes” në Serbi. “Kompanitë e bastoreve [këtu] punojnë për para, jo për entuziazëm kombëtar. Lojtarët tanë janë gjithashtu shumë më të mirë… kur luajnë për para në klubet e tyre. Ata nuk ndjejnë shumë patriotizëm gjithashtu,” tha Branko. Dy ekipet e para në çdo grup shkojnë direkt në turneun final në Francë vitin tjetër. Ndërsa ekipet në vendin e tretë në të gjitha grupet shkojnë në lojë shtesë, të cilat do të vendosin se kush shkon në Euro 2016. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë shihet si një lojë me rrezik të lartë nga UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

 

Share it :