“Me shpatulla mbas murit”/ Ja pyetja që Rama nuk iu përgjigj dot në “Open”

I ftuar në emisionin “Open” Rama u pyet nga gazetari Andi Bushati se sa ishin të papunët e krijuar nga pandemia në vendin tonë. Mirepo kryeministri Edi Rama nuk i dha dot një përgjigje se çfarë do të ndodhë me tej me kete kategori.

“Shifra është dinamike. Ka pasur shumë kthime në punë. Ajo që shohim ne nga shifrat e fundit ka edhe raste që punonjësit edhe pse janë nxjerrë nga puna kanë vijuar të paguajnë punonjësit me gjysmë apo me minimumin e pagës. Deri në fillim të muajit maj ne kemi pasur deri në 70 mijë persona që kanë humbur vendin e punës. Ne duhet të shohim bilancet e qershorit që të shohim sa janë kthyer” – tha ndër të tjera Rama.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me personat e mbetur të papunë dhe se a do të ketë një “paketë të tretë” sërish Rama e stërholloi përgjigjen duke u kapur me replika personale me Bushatin, por pa dhënë përgjigje se çfarë do të ndodhë me ta duke lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndonjë ndihmë specifike.

“Do të jetë një pakicë që do të mbetet pa punë siç kishte edhe të papunë para pandemisë” – tha Rama.

Share it :