Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Veliaj përuron një çerdhe fëmijësh

Dokumentet shtesë për të marrë pensionin e pleqërisë

 

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi dje të konsumonte kafenë e mëngjesit me pensionistët dhe veteranët. Kryebashkiaku Veliaj mori pjesë në përurimin e çerdhes nr. 14 në qytet, të rikonstruktuar falë nismës “Adopto një çerdhe”, duke e cilësuar atë si vendin ku gjyshërit e gjyshet do të jenë të lumtur për mënyrën si do të trajtohen nipërit dhe mbesat e tyre. “Jam shumë i lumtur që në Ditën e të Moshuarve ne inauguruam këtë çerdhe, sepse besoj se nuk ka dhuratë më të mirë për gjyshërit e gjyshet, sesa kur të shikojnë nipërit e mbesat që trajtohen me dashuri e kujdes dhe me respekt nga qyteti i tyre. Ndaj dhe unë besoj se për këtë dhuratë për nipërit e mbesat e të gjithë gjyshërve t’u uroj të gjithëve gëzuar festën. Qytetin e bëjnë njerëzit e kur ata mblidhen në ditë si e sotmja ku i kujtojmë gjyshërit për kontributin po investojmë dhe tek një brez i ri që po vjen është një lajm shumë i mirë”, – tha Veliaj. Gjithashtu, ai ka pritur në zyrë edhe një grup të pensionistëve dhe shoqatave të veteranëve, duke konsumuar një kafe në ambientin prapa Bashkisë, që ishte improvizuar vetëm për këtë ditë. Ndërkaq, disa lokale në Tiranë i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë për të ofruar kafe falas për të moshuarit. Bashkia e Tiranës ka menduar që në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve t’u ofrojë dhe transport falas të gjithë pensionistëve, të cilët dje duhet të mbanin me vete librezën e pensionistit.

 

Share it :