Në emisionin “Tempora” te Ora-News, ish-ministrja dhe ish-deputetja e PS Arta Dade komentoi takimet e Këshillit Politik te rezidenca e ambasadores amerikane.
” Jam e befasuar që takimi për Reformën është bërë në një tokë të huaj, në rezidencën e Ambasores Amerikane, sepse të tilla negociata janë zhvilluar vetëm mes Serbisë e Kosovës në Vjenë, kam parasysh Ahtisarin, qoftë dhe në Bruksel. Nuk e di pse forcat politike duhet të shkonin në rezidencë.”





