Aksidentohet Caceres, Juventusi e pezullon

 

 

Juventusi ka pezulluar Martin Caceres-in nga skuadra e parë për shkak të aksidentit që shkaktoi të hënën në mbrëmje me veturën e tij Ferrari. Uruguaiani kishte shkaktuar një aksident në një stacion autobusi në Torino dhe i është marrë leja e qarkullimit pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Kjo është hera e dytë që atij i ndodh një aksident, pasi një aksident të rëndë e kishte pësuar edhe vitin e kaluar. “Sjellja e Martin Caceres-it më 28 dhe 29 shtator është shkelje serioze e rregullave të lojtarëve të Juventusit si dhe është dëmtim i imazhit të klubit. Andaj Juventus ka ndërmarrë pasa disiplinore kundër lojtarit duke e ndëshkuar dhe duke e përjashtuar përkohësisht nga aktivitetet e skuadrës së parë”, – thuhet në një njoftim të “Zonjës së Vjetër”.

 

Share it :