Nuk mund të ketë dy standarte. A i ka parë ISHSH këto foto?!

Duket se ligji vepron në dy standarte, ku nuk është i njëjtë për të gjithë.

ISHSH vendosi për gjobitjen dhe mbylljen e RTV Ora me pretekstin se nuk janë respektuar masat anticovid që qeveria ka vendosur në këtë situatë, por në anën tjetër, ligji nuk e prek policinë e shtetit dhe as deputetët socialistë.

Në disa foto të publikuara nga vetë RTV Ora të një mbledhje të policisë së shtetit në Tropojë si dhe të deputetëve socialistë duken qartë shkeljet e masave të distancimit social dhe ato higjienike.

Pjesëtarët e këtij takimi janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit dhe asnjëri prej tyre nuk është i pajisur as me maskë dhe as me doreza.

E njëjta gjë ndodh dhe me deputetët të cilët nuk respektojnë distancimin fizik, për më tepër që nuk janë të pajisur as me maska e as doreza.

RTV Ora i bën thirrje ISHSH dhe kryeinspektores Areti Beruka që të marrë të njëjtat masa ndëshkuese ndaj tyre njësoj siç bëri edhe me televizionin.

Beti Njuma: Akti normativ për pandeminë dukshëm po i shërben qeverisë për t’i mbyllur gojën RTV Orës.  Teksa 1 orë më parë kryeministri njoftoi hapjen e madhe ditën e hënë, me një akt të paprecedentë, ISHSH gjobiti 4 herë dhe urdhëroi mbylljen e RTV Ora për shkeljen e masave të vendosura nga qeveria në kuadër të koronavirusit. Një veprim ky që ngre shumë pikëpyetje për cënimin e lirisë së shprehjes dhe mënyrën selektive se si po goditet një media e pavarur dhe shpesh kritike me qeverinë. 

Pretendimi i ISHSH në një dokument të shkruar dhe me gafa e gabime të shumta është cilësuar nga organizma të huaja dhe përfaqësues të mediave dhe organizata të gazetarëve, një vendim arbitrar që e bën edhe më të vështirë thënien e së vërtetës. Ne e sfidojmë ISHSH-në dhe kryeinspektoren Areti Beruka që të respektojë të njëjtin standart si për RTV Ora dhe të gjobisë këta deputetë dhe të mbyllë edhe Parlamentin për shkeljen e normave higjieno-sanitare. Nëse ka nevojë për prova, kjo foto është dëshmi e pa kundërshtueshme se si deputetë të mazhorancës nuk e respektojnë asnjë rregull të distancimit fizik.

Ndërkohë që shteti po ndëshkon qytetarët me gjoba edhe pse protestojnë për teatrin apo në sheshin “Skënderbej” apo se shkelin rregullat e përcaktuara në aktin normativ, një tjetër foto në një takim të policisë së shtetit në Tropojë në një ambient të mbyllur si kundër shihet dhe në foto pa respektuar distancën, pa maska, pa doreza në një sallë të mbushur plotë tregon se po veprohet në dy standarte. Ligji është i njëjtë për të gjithë, edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, edhe për policinë e shtetit dhe për RTV Ora si dhe për parlamentarët socialistë. Falenderoj të gjithë ata kolegë, gazetarë si dhe qytetarë që na kanë telefonuar të shqetësuar për këtë maskaradë..OraNews.tv

Takimi i policisë së shtetit në Tropojë

Deputetët socialistë

Share it :
Krahasimi, Paloka kujton filmin italian: Nuk është problem ‘thatësira’ për integrimin e vendit por mafia… ‘Balluku’ Nga një moment kyç dhe një vërtetim suksesi, në një hap procedural pa rëndësi. Ky është ndryshimi drastik i narrativës së qeverisë shqiptare në lidhje me raportin e IBAR, duke ngritur pyetje mbi arsyet e vërteta të këtij ndryshimi qëndrimi. Ndërsa deri para pak muajsh miratimi i raportit shihej si një vijë finishi, tashmë rëndësia e tij po minimizohet, duke lënë të kuptohet se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë ka hasur në një pengesë të madhe. Sipas deputetit demokrat Edi Paloka që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, arsyeja e këtij ngërçi nuk duhet kërkuar te 101 kushtet teknike të vendosura nga Bashkimi Evropian, por te një çështje specifike politike që mban emrin “Belinda Balluku”. Sipas tij, mosveprimi për këtë rast është kthyer në arsyen kryesore të bllokimit të negociatave. Qeveria, në përpjekje për të shmangur vëmendjen nga ky problem thelbësor, akuzohet se po përdor një taktikë diversioni, duke theksuar kushte të tjera si ato mjedisore. Kjo situatë është krahasuar në mënyrë ironike me një skenë nga filmi “Johnny Stecchino”, ku një mafioz ankohet se problemi më i madh i Palermos është “thatësira”, duke injoruar plotësisht praninë e mafies. Në mënyrë analoge, theksohet se “thatësira” e vërtetë e procesit të integrimit shqiptar nuk janë kushtet teknike, por çështjet e lidhura me pandëshkueshmërinë në nivele të larta politike. Sipas deputetit demokrat bëhet e ditur se presioni ndërkombëtar është rritur ndjeshëm. Përfaqësues të lartë të BE-së, dhe veçanërisht të qeverisë gjermane, raportohet se i kanë komunikuar qartë kryeministrit Edi Rama se pa një zgjidhje për rastin në fjalë, që përfshin dorëzimin e imunitetit, Shqipëria jo vetëm që nuk do të përparojë, por rrezikon të bëjë hapa pas në rrugën e saj evropiane. Ngecja aktuale në proces nuk është thjesht një vonesë, por një bllokim me pasoja konkrete që mund të çojnë në regresin e aspiratës evropiane të vendit vlerësoi Paloka. Flavio Qarri: Tani pyetja është e thjeshtë Paloka, për publikun që po na ndjek, le ta bëjmë sa më të thjeshtë që është e mundur. Çështja është, nëse IBAR-in deri nga dhjetori këta e trajtonin që do të ishte, le të themi kufiri i ri i vërtetimit të suksesit të tyre, pse këto muajt e fundit po thonë të kundërtën, që nuk ka asnjë lloj rëndësie në ecurinë për Bashkimin Evropian? Edi Paloka: Është kjo që sapo the ti Flavio, është e vërtetë, por është po aq e vërtetë që kufiri që caktove ti ka qenë deri me 12 maj. Sepse kishte nga ata, jo direkt Rama po, me ato mënyrat e tij që spinon domethënë nëpër media po me ndonjë figurë dytësore politike. Kishin lënë të kuptohej sikur me datë 12 raporti i IBAR do kalonte. Por thashë, duke përdorur kështu figura dytësore në mënyrë që mos dilte krejt bllf Rama. Rezultatin e pamë dhe pjesa që IBAR është i parëndësishëm apo ka edhe humore të tjera të kësaj qeverie, si ajo deklarata e kësaj komisioneres tonë për integrimin, që tha na ka vënë 101 kushte Bashkimi Evropian dhe më i rëndësishmi është ai i mjedisit, tha. Se kjo më kujtoi, më kujtoi një detaj, besoj Johnny Stecchino e kanë pare. Është ai detaji kur ky qytetari naiv që e luan Roberto Benigni, dy rolet, nga veriu shkon dhe e pret mafiozi në aeroport dhe ndërkohë që ecnin, ai i shpjegonte hallet që ka Palermo dhe ka një moment aty që i thotë, Palermo thotë, Palermitanët kanë një problem shumë të madh thotë, që e vuajnë por na e kanë nxjerrë dhe namin e keq në gjithë botën i thotë. Një problem domethënë që po na turpëron, që na ka bërë kështu e domethënë gjithë zezat dhe në fund i thotë, cili është ky problem? thotë. Është thatësira, i thotë ai. Domethënë, problemi që ishte kulmi i mafies në Palermo dhe ky i thotë kemi këtë problem e madh që është thatësira. Edhe puna e këtyre 101 kushteve që përmendëm këta, që tha mjedisi, sigurisht mjedisi është shumë i rëndësishëm. Por ne e dimë të gjithë se cila është thatësira e këtyre. Është Belinda Balluku, sepse tashmë e kanë marrë vesh edhe më të fundit e shqiptarëve dhe ata që nuk kanë fare lidhje me informacionin direkt, që arsyeja kryesore e bllokimit këtë herë të negociatave dhe të integrimit dhe bllokimi i raportit të IBAR ka emrin Belinda Balluku, që nënkupton Edi Ramën. Kësaj po përpiqet Rama t’i shmanget sa më shumë, e kemi parë në të gjithë daljet e fundit, që përveç se mbron Ballukun dhe aktin e tij në parlament, përpiqet të bëjë pastaj këtë që thatë ju, që ta bëjë sa më të parëndësishëm këtë hap të procesit të integrimit, pra miratimin e raportit të IBAR. Po e vërteta është që, nëse arrin me këta burokratët e Komisionit apo të Bashkimit Evropian të blejë ndonjërin këtu apo atje Rama, kur vjen puna pikërisht në këtë hap të procesit, siç është edhe miratimi i raportit të Ibar, ku vendosin shtetet, nuk pi më ujë “kosi”. Në këtë rast. Domethënë “kosi” mund të thotë ç’të dojë, mund të bëjë fletë, mund të nxjerrë fletë lavdërimi sa të dojë për Ramën aty, po nuk i pi ujë “kosi” në këtë rast tek shtetet, të cilët kanë informacionet e tyre, njohin realitetin dhe në fund fare vendosin ata. Nuk vendos as “Kosi”, as dikush tjetër nga këta që mban me rrogë Rama. Dhe këtu ka ngecur dhe këtu sigurisht do të ngeci Rama. Flavio Qarri: Tani, çfarë do të thotë të ngeci? Okej, e kuptoj pjesën e avancimit, e kuptoj pjesën e parakalimit të Malit të Zi, por a ka pasoja kjo ngecje konkrete? Edi Paloka: Sigurisht, pasojat janë jo thjesht vonesa, sepse po rithem një fakt që tashmë është thënë e stërthënë. Kur erdhi Kirschbaum, megjithëse nuk është dashur bërë publike me kërkesë të tij, po tash ajo është bërë publike. Kur erdhi Kirschbaum në Shqipëri apo dhe grupet e tjera, delegacionet e tjera të Komisionit Evropian, Bashkimit Europian, partive popullore, po sidomos përfaqësuesit e qeverisë gjermane, ja kanë thënë troç Ramës. Ramës dhe atyre të tjerëve mbas tij, si Taulant Balla e këta zarat që ka Rama që i mban ison. Nëse nuk lëshoni Belinda Ballukun, nëse dorëzoni imunitetin e Belinda Ballukut, jo vetëm do bllokohet integrimi, por do të ktheheni pas. Dhe kjo po ndodh…