Ne nje interviste per Standard petagogu i njohur flet mbi sitauten aktuale ne te cilen ndodhet vendi
INTERVISTOI ROMINA VAKO
1- A jeni dakord me zgjatjen e gjendjes se jashtezkonshme deri 23 qershor dhe a eshte e justifikueshme sipas jush??? Po i ndiqni zhvillimet politike ne lidhje me masat e marra ndaj pandemise, oraret dhe lejet tek e-albania
Nuk di te them nese gjendja e jashtezakonshme duhet te shtyhet deri ne 23 Qershor, ne 23 Maj apo 23 Dhjetor. Kjo eshte nje pergjigje qe normalisht duhet ta japin ekipet e eksperteve. Fatkeqesisht ekspertet ne kete vend i ka zevendesuar nje njeri i vetem, qe eshte edhe kryeminister, edhe kryemjek, edhe krye-epidemiolog, edhe krye virolog, dhe sigurisht kryepolic.
Dhe nderkohe qe kryen gjithe keto funksione njeherazi eshte aq i zene sa nuk ka kohe te na informoje se mbi cfare bazash i merr keto vendime. Nderkohe nje popull i tere shikon me ankth nga ballkoni shfaqjen e nje njeriu te vetem. I cili, qe per hir te se vertetes, duhet thene se e ka humbur fillin e Arianes, qe do i lidhte masat me njera tjetren e do e nxirrte nga labirinthi psiqik ku ka hyre.
Nga njera ane na detyron jetojme ne emergjence kombetare deri ne 23 Qershor, nga ana tjeter ka disa jave qe ka hequr cdo mase kufizuese. Nga njera ane fal gjobat, nga ana tjeter arreston njerezit se kendojne nga ballkoni, apo se shkojne te blejne buke. Nga njera ane thote se te moshuarit duhet te mos takojne as femijet se jane me te rrezikuarit nga semundja. Nga ana tjeter cdo fundjave iu ben parade publike duke i dyndur neper sheshe dhe pazare.
Po sillet ne nje menyre te tille qe te duket sikur keto dy muaj jemi mbyllur ne shtepi si menyre per tu mbrojtur prej Rames jo prej virusit. Kur eshte ne hene te mire Rama, dalim, kur i mbyten gjemite, mbyllemi ne shtepi.
Dhe e fundit ne lidhje me menaxhimin e situates, ka te beje me renien perfundimtare te shtetit ligjor ne kete vend. Eshte e paimagjinueshme se si qe nga ministrat e deri tek polici ne rruge urdhrat i marrin direkt nga faqja ne Facebook e kryeministrit. Une ende nuk e di cfare numri kane VKM-te qe percaktojne kufizimet e fundjaves apo fashat orare. Askush nuk i di. As ata qe kane gjetur Kodin e Da Vincit.
Mjaftojne postimet ne faqen e Facebookut te nje njeriu, i cili shkruan nga pallati endrrave ne Surrel. Ruajna Zot qe mos i vjedhin Rames profilin ne Facebook se kushedi se ku do perfundojme.
2- Jeni pro apo kunder protestave edhe pse ne pandemi. Sic po bejne shtetet demokratike, si Franca, Gjermania, SHBA!
Une mendoj qe Shqiperia eshte kaq e ndryshme nga vendet demokratike sa asnje krahasim nuk do ishte me vend.
Dua te them se une e kuptoj irritimin popullor qe po rritet keto kohe. Ne jemi nje popull i vjedhur, dhe per pasoje jemi te varfer. Pjesa me e madhe e punetoreve nuk kane para menjane per te perballuar dy muaj pa pune. Nga ana tjeter shume njerez jetojne ne shtepi te vogla dhe te mbipopulluara, ku eshte shume e veshtire te qendrosh mbyllur per nje kohe te gjate.
Dhe kete situate e rendon me teeeper sjellja e kryeministrit, i cili na trajton si njerez qe marrim vesh vetem me dajak. Ka shume pak sqarim apo informim, dhe ka shume dhune dhe kercenim. Per pasoje njerezit reagojne sepse nuk e kuptojne se si ata po kontribojne per shendetin publik.
Se cfare rendesia ka sakrifica e shqiptareve ne kufi, kur miqte e kryeministrit hyne e dalin me avione privat? Cfare rendesia ka sakrifica e bizneseve te vogla, kur bizneset e klienteve te tij vazhdojne punen ne menyre te panderprere, duke u kthyer ne vatra te perhapjes se semundjes?
Sigurisht qe njerezit do irritohen dhe do reagojne.
3-Po roli i opozites si ju duket? A duhej ti ishte bashkuar protestuesve qe protestonin per te drejtat e tyre?
Vete ekzistenca e partive politike vjen si nevoje per te perfaqesuar qendrimet e ndryshme ne shoqeri. Kjo ishte edhe arsyeja perse kerkuam multipartitizem ne fillim te viteve 1990’. Por sic duket gradualisht ne Shqiperi partite po i shuajne diferencat qe kane me njera tjetren dhe ne vend qe te jene perballe njera tjetres, gjithmone e me shume po vendosen ne nje front perballe popullit. Ne kete pike nuk eshte me lajm qe shoqeria po organizohet vete, po proteston vete dhe po reziston vete. Ndersa Opozita ne kuptimin formal politik, nuk po arrin do te flase ne emer te pjeses opozitare ne shoqeri.
4- Teatri Kombëtar kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës, qe po pergatit terrenin per shembjen e tij. Çfare mendoni per kete pjese?
Do doja te thoja shume gjera per te gjitha mashtrimet e qeverise. Prej dy vitesh kam bere shkrime, kam bere video, kam mbajtur fjalime dhe kam protestuar per ceshtjen e teatrit, dhe kam frike se kemi arritur ne piken ku nuk ka mbetur me asgje pa thene. Nuk ka tuhaf qe nuk e ka kuptuar se jemi perballe nje prej vjedhjeve me te medha te bera ne kurriz te historise se ketij qyteti dhe ketij populli.
Prandaj ne kete pike, per teatrin me shume se mendime kam emocione te cilat mund t’i permbledh ne ndjesine e thelle te neverise. Zullumet e Rames dhe adjutantit te tij kane arritur ne piken qe me teatrin do e derdhin goten, dhe historia ka treguar se cfare ndodh kur derdhet gota.
5- Keshilli Politik u mblodh serish sot e ndersa palet duken ende larg marreveshjes per reformen zgjedhore. Cili eshte qendrimi juaj mbi kete ceshtje dhe a mendoni se ndryshimi i sistemit elektoral do te ndodhe?
Reforma elektorale eshte nje domosdoshmeri per situaten ku ndodhet vendi, eshte vaksine per semundjen e autokracise. Ne si popull kemi te drejten themelore per tu veteqeverisur, dhe kemi luftuar me breza per kete. Per pasoje, ne kemi te drejten natyrore per te zgjedhur ne menyre direkte se kush na perfaqeson ne bashki dhe ne parlament; se kush merr vendime per shkollat ku edukojme femijet, per spitalet ku kurohemi apo per menyren se si menaxhohen taksat tona.
Per kete arsye reforma zgjedhore do te ndodhe me apo pa deshiren e atyre qe e kane kapur sistemin peng. Shqiptaret nuk ka mundur t’i mbajne peng mbreter dhe sulltane, e jo disa politikane.
Do ndryshohet sistemi. E kane kerkuar 50 mije qytetare. Kudo ne bote kur ka patur nje vullnet te shprehur nga poshte larte, sistemi zgjedhor ka ndryshuar, heret ose vone. As ketu nuk do guxoje njeri te dale kunder nje vullneti popullor te shprehur kaq hapur dhe kaq qarte.
6-Kryeminstri ka propozuar legalizimin e hashashit per arsye mjekesore. Si e shihni kete ide?
Me duhet ta shoh konkretisht propozimin, pasi momentalisht me duket me shume nga ato shashkat qe hedh kryeministri kur do te heqe vemendjen nga ndonje zullum tjeter.
7-Qeveria forcoi Kodin Penal që çon në burg shkelësit e rregullave. Janë të nevojshme kaq masa drastike mendoni ju? Po per etiketimet për kreun e qeverisë si diktator… Komenti juaj
Per kete ceshtje dua te them se me ka bere pershtypje se si Rama u be bashke me Meten per te futur shqiptaret ne burg, por nuk u bene njehere bashke per t’i dhene ketij populli mireqenie ekonomike apo progres social.
Nderkohe, duhet theksuar se ne aktualisht jemi zyrtarisht ne diktature, pasi te drejtat themelore qe fituam ne vitin 1990 dhe qe i parashikuam ne Kushtetute momentalisht jane pezulluar. Gjithashtu duke pezulluar pjesemarrjen ne Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut, ne nuk kemi mundesine as t’i rifitojme keto te drejta permes Gjykates se Strasburgut.
Kjo eshte nje situate momentale, qe pak a shume po ndodh edhe ne vende te tjera demokratike, dhe ka ndodhur ne kushte emergjence qe prej kohes se Republikes Romake. Por, duke hequr nje paralele me coronavirusin, kjo situate eshte shume me e rrezikshme per nje vend si Shqiperia qe vuan nga nje semundje ekzistuese dhe ka nje sistem te dobet imunitar qe te luftoje tendencat diktatoriale.
Persa i perket Rames ai i ka shfaqur tendenca autoritare prej kohesh, duke pezulluar te gjitha forcat e rezistences dhe duke shkaterruar cdo institucion kontrolli ndaj pushtetit te tij. Me coronavirusin ka gjetur edhe elementin qe i mungonte, qe eshte armiku qe perben rrezik per popullin. Ai ishte gati ta shpikte vete nje armik populli, imagjinoje cfare ben kur rrezikun e ka real.





