Pollo, Ramës: T’u thaftë dora që firmose kandidaturat e kriminelëve në Kuvend!

Genc_Pollo7dhjetor2014

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, drejtoi dje gishtin nga Kryeministri Rama si personi përgjegjës që ka futur në Kuvend siç ai i cilësoi “ish-burgaxhinjtë”. “Masa kritike e ish-burgaxhinjve në këtë legjislaturë është bërë problem. I solli ish-burgaxhinjtë në grupin e PS-së. Ai që i vendosi, dhe jo pa arsye, ishte një, Edi Rama. Është shkaku kryesor që Shqipëria bëhet qesharake”, – tha Pollo. Më tej ligjvënësi demokrat theksoi se edhe në grupin e mazhorancës ka deputetë që të gjitha faktet e paraqitura për të inkriminuarit i dinë që janë të verbëta. “T’u thaftë dora që firmose ato kandidatura! Edhe Rama e dinte që një deputet kishte marrë pjesë në një vrasje në vitin 1999 në Bruksel. Por, për Edi Ramën këto janë pikë pozitive që t’i promovojë në politikë. Edhe shumë deputetë të mazhorancës e dinë që këto janë të vërteta”, – u shpreh Pollo nga foltorja e Kuvendit.

 

Share it :