I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, avokati dhe konstitucionalisti Sokol Hazizaj, tha se në vendin tonë nuk ka drejtësi, pasi gjyqtarët janë nën presion të vetingut.
Hazizaj: Të gjithë politikanët kur dështojnë, i drejtohen, drejtësisë me fjalë raciste, dhe kur fitojnë e harrojnë që të përmendin drejtësinë. Sot jemi në mosdhënie drejtësie, sot gjykatat dhe ato që janë, nuk punojnë, sepse janë ende në 2016-2020 nën presionin e procesit të vettingut, nëse do të marrësh sot një të drejtë në raport me politikën dhe me shtetin, nuk e merr dot, sepse gjyqtari haptasi favorizon interesat e shtetit, edhe nëse shteti të bie në qafë ty.




