Makinat   /Dalin tarifat e reja, ja sa do të paguajmë tani në doganë për automjetet

 

 

makinat e reja dhe të përdorura 

Udhëzim i ministrit të Financave, rriten 30 për qind tarifat për veturat me cilindratë më të ulët

 

Ervin Kaduku

 

Ndryshojnë tarifat për zhdoganimin e makinave të blera jashtë vendit. Në një Udhëzim të ministrit të Financave, vihet re se, për makinat me kapacitet motorri deri në 1.400 centimetra kub, që përbëjnë pjesën më të madhe të autoveturave të importuara, pasi për to paguhet më pak taksë vjetore, rritja shkon në 30 për qind, duke kaluar nga një minimum prej 1 milion lekësh të vjetra, në 1 milion e 300 mijë lekë.

Për cilindratat më të larta, nuk mund të paguhet më pak se 8 milionë lekë të vjetra doganë. Vlera e makinave nuk mund të llogaritet më pak se aq sa është. Nuk paguhet më takse doganore, në rast se ato vijnë nga BE, ndërkohë që mbi bazën e këtyre çmimeve referencë minimale, llogaritet TVSH-ja që duhet të paguhet në doganë, pra paguhet vetëm TVSH. pra njË makine 1400 ç, nuk mund të vlerësohet më pak se 130 000 lekë, dhe blerësi duhet të paguaje 20% të kesaj shume, e barabartë me 26.000 leke, e kështu me radhë.

 

 

 

Deri tani, tarifat kanë qenë si më poshtë:

 

Për autoveturat:

  1. a) Deri 1400 ç jo më pak se 100 000 lekë
  2. b) Mbi 1400-1900 ç jo më pak se 150 000 lekë
  3. c) Mbi 1900-2500 ç jo më pak se 250 000 lekë
  4. d) Mbi 2500-3000ç jo më pak se 300 000 lekë
  5. e) Mbi 3000 ç jo më pak se 350 000 lekë

 

Për kamionçinë, furgonë dhe kamionë:

  1. a) Deri në 3.5 tonë jo më pak se 480 000 lekë
  2. b) Mbi 3.5-10 tonë jo më pak se 600 000 lekë
  3. c) Mbi 10 tonë jo më pak se 840 000 lekë

 

Sa më poshtë vijon udhëzimi i plotë sëbashku me të të gjitha ndryshimet në tarifat e reja.

 

UDHËZIM Nr. 24, datë 11.9.2015

 

PËR DISA NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR. 25, DATË 30.11.2007, “PËR PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË VLERËS DOGANORE, BURIMET E INFORMACIONIT DHE AFATET E PUBLIKIMIT TË DOSJES ME TË DHËNA TË DISPONUESHME, SI DHE ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE DHE PJESËVE TË KËMBIMIT TË TYRE”

 

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 36 të ligjit nr. 8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe në pikën 81.4 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 686, datë 2.11.2005, me propozimin e komisionit ad-hoc, ministri i Financave

 

UDHËZON:

 

Në udhëzimin nr. 25, datë 30.11.2007, bëhen këto ndryshime:

 

  1. Pika 11.1 zëvendësohet me këtë përmbajtje: “11.1 Për artikujt e karburanteve, të tilla si: benzinë, gazoil, mazut, solar, vajgur, jet, gazi i lëngshëm (butan, propan), biodiesel (dhe të gjitha nënproduktet) Drejtoria e Vlerës Doganore harton shkresën dhe pas firmosjes nga titullarët e institucionit, ua dërgon degëve doganore dhe njësive të tjera që iu nevojitet ky informacion. Publikimi i këtyre artikujve është çdo ditë pune.”
  2. Pika 17 zëvendësohet me këtë përmbajtje: “17. Në vlerësimin e automjeteve me vit prodhimi para vitit të fundit të publikuar në buletin, vlera nuk mund të llogaritet më pak se:

 

17.1 Për autoveturat:

  1. a) Deri 1400 ç, jo më pak se 130.000 lekë;
  2. b) Mbi 1400-1900 ç, jo më pak se 200.000 lekë;
  3. c) Mbi 1900-2500 ç, jo më pak se 325.000 lekë;
  4. d) Mbi 2500-3000ç, jo më pak se 400.000 lekë;
  5. e) Mbi 3000-4500ç, jo më pak se 500.000 lekë;
  6. f) Mbi 4500 ç, jo më pak se 800.000 lekë.

 

17.2 Kamionçina, furgonë dhe kamionë:

  1. a) Deri në 1.5 tonë, jo më pak se 400.000 lekë;
  2. b) Nga 1.5 tonë deri në 3.5 tonë, jo më pak se 600.000 lekë;

c) Nga 3.5 tonë deri në 10 tonë, jo më pak se 850.000 lekë; d) Nga 10 tonë deri në 15 tonë jo më pak se 1.000.000 lekë; c) Mbi 15 tonë, jo më pak se 1.200.000 lekë

Share it :