Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në “Opinion” eshte shprehur se prej mbylljes nga koronavirusi, porti i Vlorës nuk ka funksionuar as për transportin e mallrave. Me sa duket arsyeja është ‘lidhja me portin e Ankonas’.
Duke folur për hapjen ministrja deklaroi dje se arsyeja e ndalimit të lëvizjes është sepse Vlora lidhet me zonat e nxehta ose më shumë të infektuara nga koronavirusi siç është ajo e Ankonës. Por Vlora nuk ka pasur kurrë lidhje me Ankonën e cila është më në veri të Italisë por vetëm me Brindisin që është në jug. (Video: min.32:50)




