Një aksident ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ndërsa një 70-vjeçar është në gjendje kritike për jetën pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti i rëndë ka ndodhur dje në Qafë- Hardhi në qytetin e Shkodrës rreth orës 15:00 ku automjeti tip Ëolsvagen me targa AA 887 ED me drejtues Arjan Hoxhën ka përplasur 70-vjeçarin P. D., nga qyteti i Pukës. Ka qenë drejtuesi i mjetit sëbashku me kalimtarët e rastit të cilët I kanë ardhur në ndihmë të moshuarit duke e dërguar në urgjencën e spitalit rajonal. Aktualisht i moshuari gjendet në repartin e reanimacionin në Spitalin e Shkodrës. Sipas bluzave të bardha, ai gjendet në gjendje kritike për shkak të plagëve të marra nga përplasja me automjetin. Ndërkohë ne vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore të shoqëruar edhe nga grupi hetimor, i cili ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë. Efektivët e policisë kanë bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Sipas grupit hetimor dyshohet se i moshuari i ka prerë rrugën automjetit që drejtohej nga Hoxha duke u përplasur me të. Policia po merr në pyetje edhe drejtuesin e automjetit.





