Historia e Kremlinit, fortesa ikonike dhe qendra e pushtetit në Rusi

Kremlin i Moskës (i njohur edhe shkurt si Kremlini), është një nga monumentet që personifikon më së shumti kryeqytetin rus, Moskën. Është një kompleks i fortifikuar, që ka nisur të ndërtohet që në shekullin XIV, dhe që nga ajo kohë ka shërbyer si qendra e fuqisë ruse për pjesën më të madhe të historisë së Rusisë.

Por Kremlini, nuk është vetëm “zemra politike” e Rusisë, por edhe qendra e saj fetare. Shumë kisha dhe katedrale u ndërtuan rreth e rrotull tij. Për më tepër, Kremlini është gjithashtu selia e Patriarkut (i njohur si Metropolit në periudha të caktuara të historisë ruse) të Moskës, udhëheqësit shpirtëror të Kishës Ortodokse Ruse.

Kremlini është gjithashtu një vend i njohur, si destinacioni turistik kryesor për të gjithë ata që vizitojnë kryeqytetin rus. Në fillim, fjala ‘kremlin’ i referohej një kalaje ose kështjelle në çdo qytet apo qytet rus. Megjithatë, sot Kremlini i referohet posaçërisht atij që gjendet në Moskë, dhe që është shembulli më i famshëm i një ‘kremlini’.

Etimologjia e kësaj fjale është e diskutueshme, dhe mund të jetë me origjinë tatare, greke ose ruse. Kremlini ndodhet në qendër të Moskës. Në jug të këtij kompleksi ndodhet lumi Moskva, në lindje të tij, Katedralja e Shën Bazilit dhe Sheshi i Kuq, dhe në perëndim Kopshtet e Aleksandrit (një nga parqet e para publike urbane në Moskë).

Me kalimin e shekujve, në Kremlin u ndërtuan (por edhe u shkatërruan) struktura të ndryshme, përfshirë pallate, kisha dhe monumente të ndryshme. Si një fortesë, është e natyrshme që Kremlini të jetë i rrethuar me mure dhe kulla mbrojtëse.

Edhe pse ekzistenca e Kremlinit daton që në shekullin XIV, historia e saj shtrihet shumë më herët në kohë. Referenca më e hershme e njohur mbi të gjendet në Kronikat e hershme Ruse. Më 4 prill 1147, Princi i Suzhalit, Juri Vladimiroviç Dolgoruki, shtroi një banket të madh në Moskë për Princin e Novgorod-Severski, një nga aleatët e tij.

Më vonë, në vitin 1156, Dolgoruki raportohet se nisi të ndërtojë strukturën e parë të fortifikuar të qytetit në kodrën Borovitski, një rrip toke midis lumit Moskva dhe njërës prej degëve të tij, Lumit Neglinaja. Në fillim fortifikimi i Dolgorukit nuk quhej Kremlin. Përkundrazi, njihej si grad (godinë e fortifikuar).

Gjatë pushtimit të Rus-it nga Mongolët nën udhëheqjen e Khanit Batu, që zgjati nga viti 1236 deri në 1240-ën, Moska u plaçkit dhe u rrafshua. Qyteti u pushua sërish nga mongolët në vitin 1293. Tre vjet më vonë, grad-i u përforcua me një mur të ri prej balte.

Ai u quajt për herë të parë Kremlin në vitin 1331. Rreth asaj kohe nisën të ndërtohen strukturat e para prej guri. Dhe kjo për shkak të një momenti kyç në historinë e Moskës. Në vitin 1326, Shën Pjetri u bë metropoliti i parë që vendosi të banojë në Moskë.

Para Pjetrit, selia e Kishës Ortodokse Ruse ndodhej në Kiev. Kur Pjetri mori detyrën, ai u transferua në Moskë me kërkesë të Ivan Kalitës, Dukës së Madh të Moskës. Më vonë, Cari Ivan nisi ndërtimin e Katedrales së Kryeëngjëllit Mikael. Më pas u ndërtua Katedralja e Zonjës, që iu kushtua Virgjëreshës Mari.

Kjo katedrale do të bëhej kisha kryesore e Moskës, dhe vendi ku do të kurorëzoheshin të gjithë Carët. Midis viteve 1366-1368, muri me dru lisi i Kremlinit, u zëvendësua nga një mur i bërë me gurë gëlqerorë të bardhë. Ky projekt u zbatua nga Dimitri II, Princi i Madh i Moskës, që po përgatitej të sfidonte autoritetin e mongolëve.

Këtyre të fundit, ai u paguante çdo vit një shumë të majme parash. Por kur mongolët u përballën me konflikte të brendshme, Dimitri shfrytëzoi rastin për t’u rebeluar. Ai refuzoi të paguante haraçin ndaj tyre, dhe inkurajoi edhe princat e tjerë rusë që t’i bashkoheshin.

Në vitin 1380, Dimitri mposhti Mamain, sundimtarin e mongolëve në Betejën e Kulikovës në lumin Don. Triumfi ishte jetëshkurtër, pasi 2 vjet më vonë, udhëheqësi mongol Tokhtamish e ripushtoi dhe e plaçkiti Moskën. Dimitri u zotua për besnikëri dhe vazhdoi të paguante haraçin vjetor.

Gjithsesi nga fundi i shekullit të 14-të, mbretëria mongole u përça në pjesë më të vogla, të cilat
e humbën ndikimin. Rusët u bashkuan nën Ivanin III (i njohur edhe si Ivani i Madh). Ai ftoi arkitektët më të mirë nga Italia, përfshirë Pietro Solarin dhe Marko Rufon, për të projektuar Moskën e re.

Pikërisht gjatë mbretërimit të Ivanit, muret e Kremlinit u rindërtuan me tulla. Edhe pse përgjatë shekujve, pjesë të murit u shkatërruan, u dëmtuan dhe u riparuan. Por disa nga pjesët origjinale të ndërtimeve të shekullit XV, kanë mbijetuar sot e kësaj dite.

Me urdhër të Stalinit, ato u ngjyrosën në vitin 1947 me të kuqe, ngjyra simbolike e komunizmit dhe Revolucionit Bolshevik. Përveç mureve dhe kullave, Ivani ndërtoi në Kremlin edhe një numër godinash. Këtu përfshihen edhe 3 katedrale që ekzistojnë edhe sot:Katedralja e Zonjës (e rindërtuar gjatë viteve 1475-1479), Katedralja e Zbulesës (përfunduar në vitin 1489) dhe Katedralja e Kryeëngjëllit (e rindërtuar gjatë viteve 1505-1508).

Po gjatë asaj kohe u ndërtua edhe Kulla e Madhe e Këmbanores, edhe pse ajo e arriti lartësinë e saj aktuale, 81 metra, vetëm një shekull më vonë. Kur përfundoi rindërtimi i Kremlinit, pati përpjekje për të ndarë kështjellën nga pjesa tjetër e qytetit. Për shembull, asnjë strukturë nuk u lejua të ndërtohej pranë Kremlinit.

Për më tepër, rreth tij u ndërtua një një muraturë e gjerë 30 metra, në mënyrë që ta ndante atë nga pjesa tjetër e qytetit. Gjithsesi, struktura të reja u shtuan brenda mureve të Kremlinit nga sundimtarët e tjerë. Për shembull, gjatë shekullit XVI, në pushtet erdhën Romanovët. Ata ndërtuan Portën e Fortifikuar, Pallatin Terem dhe Pallatin e Argëtimit.

E para nuk ekziston më, e dyta shërbeu si vendbanim i Carëve, ndërsa e treta u ndërtua për Ilia Miloslavskin, vjehrri i Aleksit, cari i dytë i dinastisë Romanov. Një nga djemtë e Aleksit ishte Pjetri, i njohur edhe si Pjetri i Madh, që u bë sundimtar i vetëm i Rusisë në vitin 1696.

Ai është i famshëm për modernizimin që i bëri Rusisë, dhe një nga veprimet e para ishte ndërtimi i një porti në Detin Balltik, që i dha mundësi Rusisë të bënte tregti me Perëndimin. Në vitin 1703, gjatë Luftës së Madhe Veriore, u themelua qyteti i Shën Petersburgut, që në 2 shekujt që pasuan, shërbeu si kryeqytet i Rusisë.

Moska e rifitoi statusin e saj si kryeqytet i Rusisë vetëm në 1917, kur pushtetin e morën bolshevikët. Si pasojë e humbjes së statusit të Moskës, Kremlini u la në harresë. Edhe pse, e ruajti rëndësinë e tij simbolike, pasi perandorët e Rusisë vazhduan që të kurorëzoheshin atje. Për më tepër, në Kremlin ndërtohej vazhdimisht diçka e re.

Për shembull, gjatë sundimit të Katerinës së Madhe, u ndërtua Senati i Kremlinit. Ndërkohë në shekullin XIX, gjatë sundimit të Nikollës I, u ndërtua Pallati i Madh i Kremlinit. Por nga ana tjetër u prishën edhe ndërtesa të vjetra, kryesisht të stili barok.

Kur francezët u detyruan të tërhiqeshin nga Moska në vitin 1812, Napoleoni urdhëroi që Kremlini të hidhej i gjithi në erë. Ndonëse një numër godinash u shkatërruan ose u dëmtuan, Kremlini u kursye nga shkatërrimi i plotë, pasi disa nga fitilët e eksplozivëve të vendosur u shuan nga shiu.

Pas Revolucionit Rus të vitit 1917, monarkia u shfuqizua. Perandoria Ruse u zëvendësua nga Rusia Sovjetike. Në vitin 1918, qeveria sovjetike e zhvendosi kryeqytetin nga Shën Petersburg (i riemëruar si Petrograd) në Moskë. Udhëheqësi sovjetik, Lenini, zgjodhi godinën e Senatit të Kremlinit si vendbanimin e tij, dhe dhoma e tij ruhet ende sot si muze.

Edhe pasardhësi i tij, Stalini, kishte dhomat e tij personale në Kremlin. Në atë kohë, të gjitha simbolet e regjimit të vjetër carist u hoqën nga Kremlini, duke u zëvendësuar me ato sovjetike.

Për shembull, shqiponjat perandorake ruse mbi kulla, u zëvendësuan me yjet e kuq sovjetikë. Kremlini u bë sinonim i qeverisë së Bashkimit Sovjetik, dhe mbeti i tillë deri në shembjen e tij në vitin 1991. Ashtu si paraardhësit e tyre, sovjetikët shtuan një numër ndërtesash në Kremlin, megjithëse shumë më pak se të tjerët. Këto përfshihet Shkolla për Komandantët e Kuq (e njohur edhe si Presidiumi i Kremlinit), dhe Pallati i Kongreseve.

Kremlini vazhdon të jetë ende sot selia e qeverisë ruse. Përveçse është qendra administrative e Rusisë, ai është shndërruar edhe në një qendër turistike. Disa nga ndërtesat në Kremlin, janë shndërruar në muze. Për shembull, Armatura e Kremlinit, mbante dikur armët mbretërore. Sot aty gjendet një koleksion të madh objektesh nga Rusia dhe jo vetëm, përfshirë edhe Kurorën Perandorake të Rusisë, fronin e fildishtë të Ivanit të Tmerrshëm, dhe armë dhe parzmore luftëtarësh nga Persia. / ancient origins – bota.al

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…