Shifra më e ulët në 6 javë/ Franca shënon 135 viktima nga COVID-19

Franca ka dhene një sinjal pozitiv në luftën ndaj COVID-19 teksa në 24 orët e fundit ka regjistruar 135 viktima.

Kjo është shifra më e ulët që shënon Franca në 6 javët e fundit, saktësisht prej 22 marsit teksa totali shkon në rreth 25 mijë të vdekur nga koronavirusi.

Ndërkohë për të 25-tën ditë radhazi ka rrënie të pacientëve në terapi intensive në 3 mijë e 827 si dhe të atyre në spitale 25 mijë e 827.

Franca për 1 javë shkon në një rihapje graduale dhe për të këto shifra janë pozitive duke kujtuar se në këtë periudhë një muaj më parë shënoi mbi 1 mijë viktima në 1 ditë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :