Rama flet për pasionin e pikturës në këto kohë kur Shqipëria eshte nën pushtetin e pandemisë. Zyra e tij hijerënde shtetërore ka funksion të dyfishtë, edhe si studio artistike, dhe e zbukuruar me letër muri të zgjedhur prej vetë tij. Nuk është e zakontë që një kryeministër të bëjë art apo edhe të provojë punimet e tij, që s’kanë kurrfarë lidhje me qeverisjen.
Rama, qe ne jeten e tij deri sa u be kryeminister nuk kishte shitur dot nje tabllo te tij, po perdor ne menyren me te paskrupullt dhe si askush me pare pushtetin e kryeministrit per t’u shitur si piktor bashkohor. Perdhos per komlekset e tij vlera te paprekshme, letra e dokumente. Perdor pushtetin per te hapur ekspozita ne vende te ndryshme por nuk ja viziton njeri. Paradoksi është se Rama po përdor kostumin e kryeministrit për të thënë që ja shqiptarët paskan dhe një artist.
Ç’është ky njeri që kërkon të përdorë pushtetin politik për të kapur famën e artistit. Ç’është ky që me çdo kusht do të thotë që është i madh dhe përdor pushtetin politik?! Vendi është në një krizë aq të rëndë dhe aq të gjithanshme, sa çdo diskutim për gjëra të tilla si oratoria e Kryeministrit apo talentet artistike të tij, do të ishte i gabuar. Le të shohim pak mënyrën se si e përcjell kulturën Kryeministri. Nuk ka shume dite, qe Kryeministri u shfaq duke sharë një qytetar në mënyrën më vulgare.



STANDARD.AL/ R.V




