Letra / Berisha, Raunigut: Raporti, kolektor i ujërave të zeza, duhet të jepni sqarime për rrethanat

 

 

Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 68 vota pro, pa pjesemarrjen e opozites ne kete votim, ndryshimet ne projektligjin Per akcizat.
Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar me 68 vota pro, pa pjesemarrjen e opozites ne kete votim, ndryshimet ne projektligjin Per akcizat.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish dje për raportin konfidencial të OSBE-së ku përmes një letre drejtuar kreut të kësaj organizate Florian Raunig. “Ky raport paraqet një lloj kolektori të ujërave të zeza, që kanë qarkulluar si akuza, kundërakuza, shpifje, trillime dhe madje, siç shpreheni ju vetë, edhe thashetheme që nuk njohin kufijtë etikë, moralë dhe kohorë e që në tërësi janë bërë me gojë dhe me shkrim nga kundërshtarët e mi, në mediat e tyre, në kuadrin e një lufte politike”, – theksoi Berisha në letër. Sipas tij, në një rast të tillë çdo zyrtar, i huaj apo vendas, ka për detyrë të bëjë një sqarim të rrethanave. “Unë mendoj, zoti ambasador, se kur një zyrtar, cilido qoftë ai, rendit në një raport vetëm akuza, thashetheme e shpifje ndaj një personi, është në detyrimin e tij civil, që në emër të paanësisë së tij dhe zyrës që drejton, dinjitetit njerëzor të personit apo personave që përgojon, të pasqyrojë një raport ku ekzistojnë edhe përgjigjet, sqarimet, përgënjeshtrimet, hetimet apo vendimet e gjykatave, të vendit apo të huaja, të palës së akuzuar, të botuara edhe ato në media”, – vijoi Berisha. Më tej, ish-kryeministri thekson se injorimi i akuzave të shprehura në raport: “Më së paku provon njëanshmërinë e ekstreme tuaj dhe indirekt ju bën ju palë me shpifësit. Kurse raportin e shndërron thjesht në një kolektor shpifjesh, falsifikimesh, thashethemesh dhe dokument dezinformimi”, – deklaroi Berisha.

 

 

 

 

 

Share it :