Pavarësisht se ka infektuar më shumë se 3 milionë persona anembanë botës, janë ende 34 shtete dhe territore që ende nuk kanë raportuar asnjë rast të infektuari me pandeminë e koronavirusit.
Deri më tani vetëm 15 vende nuk kanë konfirmuar asnjë rast të COVID-19. Ajo që bën më shumë përshtypje është Koreja e Veriut, pasi vendi komunist është në rajon me vende si Kina, Koreja e Jugut apo dhe Rusia të cilat kanë raportuar mijëra të infektuar.
Listave e vendeve që deri më tani nuk kanë deklaruar raste me koronavirus.
- Koreja e Veriut
- Taxhikistan
- Turkmenistan
- Lesoto
- Komoret
- Ishujt Solomon
- Vanuatu
- Samoa
- Kiribati
- Tonga
- Ishujt Marshall
- Palau
- Tuvalu
- Nauru
- Shtetet e Federuara të Mikronezisë




