Jurgen Goxha la Tiranën verën e kaluar dhe vendosi të vazhdontë karrierën në Ballsh. Mbrojtësi 27-vjeçar ka zhvilluar një sezon pozitiv me Bylis dhe ka shënuar 5 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Ai ka “sulmuar” kryeministrin Rama ne lidhje me masat e marra per koronavirusin.
“Kryeministri shikon vetëm ministrat e tij. Ai duhet të na shikojë edhe ne futbollistëve, pasi unë tani jam i fejuar. Me çfarë të martohem kur kam 3 muaj pa u paguar?! Faleminderit Federatës që na ndihmoi, pasi mbyllëm një plagë të vogël”.




