Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi e ka komentuar vendimin e Ministres se Arsimit Besa Shahinit, per vazhdimin e shkolles vetem per maturantet, si vazhdimesi të veprimeve kaotike të ministres.
Në një intervistë për Ora News, Boçi sqaroi se prapa këtij vendimi qëndron kryeministri Edi Rama
Luçiano Boçi: Vendimi i djeshëm nuk është në përputhje me gradualitetin e një hapja që e kanë aplikuar shumë vende të Rajonit, Evropës dhe Botës në bazë edhe të ecurisë së përhapjes së pandemisë. Kjo për arsye se qeveria shqiptare ka penguar testimet masive, nuk ka një panoramë të saktë të përhapjes, të kulmit të saj apo të mënyrës së rënies së pandemisë. Kjo më pas e bën të marrë vendime të tilla kaotike dhe kontravers. Kjo sjell pasiguri tek qytetarët, pasi pengesa e vazhdimësisë së procesit mësimor në klasa, tregon që kemi një situatë emergjente, një situatë pandemie që akoma është në përhapje e sipër. Nga ana tjetër ndërton një kundërshti brenda një cikli parauniversitar, ku vetëm maturantët ndëshkohen për tu detyruar për të shkuar në klasa dhe ku do të detyrohen të vendosin një stres mbi stresin e pandemisë. Mua më duket se kjo është një mospërputhje logjike e mënyrës si sillet qeverisja.
Për maturantët, Boçi tha se qeveria po i trajton ata sikur janë njerëz të një planeti tjetër.
Boçi: Nuk besoj që diplomimi i mjekëve është më pak i rëndësishëm sesa matura shtetërore. Pra këta vendosën ta bëjnë online edhe provimin e diplomimit, pavarësisht se ka boshllëk ligjor, ndërsa ministria sillet me maturantët sikur janë të një planeti tjetër dhe kërkon ti rasë nëpër klasa me kushte higjienik skandaloze, me kushte fizike skandaloze dhe ku rreziku i përhapjes së pandemisë është i madh, ku rëndesa psikologjike dhe stresante është në shkallën më të lartë.




