Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë, u gjenden 18 makina

 

 

Policia italiane ka shkatërruar të martën në mbrëmje në Torino një bandë shqiptarësh, e specializuar për grabitje vilash dhe automjetesh. Sipas mediave italiane, banda vepronte kryesisht në Komunën Canavese dhe grabitjet i kryente natën kur pronarët nuk ndodheshin në banesa. Katër shqiptar kanë përfunduar në pranga nën akuzën e vjedhjes, grabitjes, dhunimit të pronës, kërcënimit dhe posedimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve. Ata akuzohen për rreth 60 vjedhje të kryera në rajonin e Piemontes. Të arrestuarit janë: Martin Gjika, Aldo Prenga, Festim Zeneli dhe Edison Cara. Policia u sekuestroi atyre 18 automjete të vjedhura si dhe një pistoletë të paligjshme “Beretta”, 9×21 milimetër. Ata dyshohen se janë autorë edhe për një sërë grabitjesh në krahinat e Torinos dhe Aleksandrias. Më 5 maji të këtij viti, një ndër anëtarët e kësaj bande u plagos me armë nga një 79-vjeçar, pronari i shtëpisë, teksa ishte duke vjedhur. Ai u identifikua si Flori Eollaj. Policia po vijon hetimet pasi pjesë e këtij grupi kriminal dyshohen edhe disa shqiptarë të tjerë.

 

Share it :