Meta uron besimtarët myslimanë në ditën e parë të agjërimit: Ditë më të mira patjetër do të vijnë…

Presidenti Meta ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë në ditën e parë të agjërimit.

‘Sot është dita e parë e agjërimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Iftari, që tradicionalisht bashkon të gjithë shqiptarët në sofrën e bujarisë dhe solidaritetit, këtë vit për shkak të situatës na ka kushtëzuar të jemi bashkë shpirtërisht, por jo fizikisht.

Bashkoj lutjet e mia me të gjithë shqiptarët dhe në veçanti me besimtarët myslimanë kudo ndodhen, me bindjen se ditë më të mira patjetër do të vijnë.

“Pas vështirësisë vjen lehtësimi” Kuran.

Share it :