Çështja e dekriminalizimit /Arben Ndoka dorëzon mandatin e deputetit: S’dua që PS të vihet më në siklet nga prania ime në Kuvend

debati ne parlament

“Do të ndjek rrugën ligjore deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut për të vërtetuar pafajësinë e tij përballë dënimit nga Gjykata Italiane për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi”

 

Gëzim Saliu

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, dorëzoi dje në mënyrë krejt të papritur mandatin e deputetit. Vendimin për t’u larguar nga salla e Kuvendit ku u zgjodh si deputet dy vjet më parë, Ndoka e argumentoi në një letër publike drejtuar deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku, duke iu referuar akuzave të demokratëve ndaj tij, tha: “Qeveria dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnjë dite me shume nga prania ime”. Në letrën e tij të gjatë, Ndoka sqaroi se do të ndjekë rrugën ligjore deri në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut për të vërtetuar pafajësinë e tij përballë dënimit nga Gjykata Italiane per favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi. “Nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t’ju vleje juve per te mos u ndier keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndihem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht. Por, ju te gjithe miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnje dite me shume nga prania ime. Une ju kam borxh ju ne radhe te pare, po dhe gjithe atyre qe jane me kete parti, ndjekjen deri ne fund te betejes ligjore ne Itali apo ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut po qe nevoja per te gjetur drejtesi per emrin tim. Do te mbetem nga larg salles se Parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hallall çdo siklet qe kaluat per hatrin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertete”, – theksoi Ndoka.

 

Rasti Ndoka dhe dekriminalizimi

Arben Ndoka ka qenë një ndër deputetët socialistë më të akuzuar nga opozita, duke e cilësuar atë si një njeri më të shkuar të lidhur me prostitucionin dhe trafikun e drogës. Ndoshta Ndoka mund të cilësohet edhe shtysa kryesore e demokratëve për nisjen e betejës së dekriminalizimit, pasi vetëm pasi deputeti socialist goditi kolegun Strazimiri në ambientet e Kuvendit, opozita vendosi të ndërpriste marrëdhëniet me Parlamentin. Për 6 muaj me radhë PD këmbënguli për një paketë për dekriminalizimin e Parlamentit dhe administratës, madje duke folur deri për 19 ligjvënës të inkriminuar nga radhët e mazhorancës. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që riktheu opozitën në Parlament vetëm pas firmosjes së marrëveshjes për dekriminalizimin, ndonëse edhe deri më sot ajo nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare për shkak të kundërshtive mes palëve, përveçse faktit që PD dorëzoi pak ditë më parë draftin e plotë ligjor në Kuvend. Dorëheqja e Ndokës nga jeta parlamentare sigurisht mund të cilësohet një fitore e opozitës në betejën e dekiriminalizimit, por duket se rol vendimtar në këtë çështje ka luajtur faktori ndërkombëtar dhe agjencitë e huaja investiguese dhe ligjzbatuese.

 

Nuk ka zëvendësues për Lezhën

Pa Ndokën dhe Prengën, PS në hall, i fundit në listë është në burg: Deputetin mund ta marrë LSI

 

Pas autorizimit të Kuvendit për arrestimin e deputetit Armando Prenga dhe mundësisë së dënimit të këtij të fundit si edhe dorëheqjes së Arben Ndokës, PS duket se ka vështirësi të mëdha në zëvendësimin e dy ligjvënësve të saj në qarkun e Lezhës. Në kushtet kur PS duhet të zëvendësojë dy deputetë, duket se të paktën për njërin prej tyre nuk ka asnjë mundësi ligjore për ta bere këtë. Lista e kandidatëve të Lezhës në zgjedhjet e 2013-ës pas Mimi Kodhelit, Armando Prengës, Arben Ndokës vjen në radhë me Ndrec Dedën, i cili tashmë është zgjedhur si kryebashkiak dhe janë të pakta shanset që ai të dorëhiqet nga posti i marrë nga zgjedhjet e fundit të 23 qershorit 2015. Më tej lista vazhdon me Mejreme Delishin, e cila ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes dy vite më parë, ashtu si edhe kandidatja tjetër femër, e cila renditej në fund, Mirela Neli. Kështu, në listë mbeten vetëm emrat e Eduart Ndocajt, i cili pritet të zëvendësojë Arben Ndokën, dhe të Kastriot Pirolit. Por ky i fundit është arrestuar në Kurbin në mars të 2015-ës dhe është në burg me akuzën për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre si ish-drejtor Hipoteke. Në kushtet kur Armando Prenga mund të dënohet nga gjykata, PS do të gjendet në vështirësi të mëdha për të gjetur zëvendësuesin e tij nga radhët e saj, pasi lista e saj shteron. Në të tilla raste Kodi Zgjedhor parashikon qe mandatet u kalojnë partive të koalicionit. Mandati i PS-së, sipas të gjitha gjasave, mund të plotësohet me një deputet nga radhët e kandidatëve të LSI-së.

 

box

Letra e Arben Ndokës

 

1- Me 6 mars te vitit ’91 plasi eksodi dhe une ika me anije nga Shengjini per ne Itali. Isha 16 vjec e gjysme. Pas 23 ore udhetim mberritem ne Itali. Qendrimi im atje zgjati vetem 6 muaj dhe bashke me rreth 50 minorene na rikthyen neper shtepia. Ne vitin 1993 iku vëllai. Pak me vone e mora prape rrugen me skaf dhe u bashkova me tim vella qe punonte ne nje fabrike hekuri. Pas pak kohesh qe ishim bashke vellai u rikthye ne Shqiperi, ndersa une vazhdova te rri atje. Nje dite vellai vjen prape ne Itali dhe i telefonon nje djali nga Lezha, i cili kishte makine. I thote qe te shkonte ta merrte ne Lege, sepse kishte djegur kemben gjate udhetimit me skaf dhe as ne kembe nuk rrinte dot. Erdhi tek une me nje vajze me te cilen kishte nje lidhje. Ata qendruan tek shtepia, ku une jetoja perafersisht nje jave dhe pastaj shkuan ne Rome tek nje shok i vëllait. Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Ne ate kohe s’kishte telefona si sot dhe ne shqiptaret mblidheshim ne nje klub te dielave per t’i telefonuar familjeve. Me vone mesova qe vajza ishte lidhur me nje punonjes polieie. Ai mbi bazen e nje denoncimi të saj kishte sajuar nje kontroll ne shtepine e vellait dhe ne procesverbalin e kontrollit ishte shkruar qe ne shtepine e tij u gjeten 1000 dollare falleo dhe nje peshore droge. Ne fakt ishte e sajuar kjo gje. Nga lidhja e vajzes me polivin qe u nda edhe nga gruaja per te bashkejetuar me te, taksirati yne s’pati fund. Me ndalojne edhe mua sepse sipas policise duhet te jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata te dy nje jave ne shtepi. Kur doli vellai ne gjyq gjykatesi kerkoi provat materiale qe ne fakt nuk dolen askund, as peshore droge as dollare fallso.

2-Qe te dy (vellai dhe shoku i tij) i kerkojne vajzes qe te bisedojne. Im vella ishte shume i dashuruar me vajzen dhe ajo dite mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bere zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vella qe solli pasojen fatale per mua. Cfare e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe ceshtja ka shkuar e renduar sa s’ka ne kanalet gjyqesore.Nga e gjithe kjo histori qe u mundova ta permbledh sa me qarte, mua me kane mbetur peshqesh ne mungese dhe ne padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj per favorizim prostitucioni (per faktin qe ata te dy kane qendruar ne shtepine time nje jave, e cila per te mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e nje djali qe punonte me mua ne furre buke me te cilin ndanim qirane) dhe 4 vite per rrembim personi. E di edhe vete se cfare filmi i pabesueshem per jeten reale mund t’ju duket kjo qe po tregoj. Po kjo eshte thjesht e verteta dhe vetem e verteta ime qe betohem ne jeten e te dyja vajzave te mia, s’kam pasur as gisht ne ndonje favorizim prostitucioni apo rrembim personi, as dijeni per nje gjyq te tere te bere pa pranine time.

3-Ne kurthin e ngritur nga italiani per tim vella, i cili theksoj nuk u denua asnjehere, une rashe befasisht shume me vone. Gjithcka ndodhi kur me disa miq vendosem te ikim ne Itali per te festuar ditelindjen e Ramadan Hasanajt, ish-deputet i Partise Socialiste. Une dhe djali i tij qe jetonte ne Padova, jemi shoke qe te vegjel dhe kjo me shtyu me shume per te shkuar. Sqaroj se ne Itali kisha shkuar shpesh dhe krejt normalisht. Qendruam 7 dite me shokun tim dhe ne kthim, ne momentin e kalimit doganor ne aeroportin e Milanos, emri im del ne kompjuter si person me precedent! Polici qesh dhe thote: “Prit pak ta verifikojme se nuk besoj te jesh ti!” (me siguri ka pasur parasysh faktin se nje shqiptar i denuar me akuzat e mia, nuk mund te jete aq budalla sa te kaloje serbes ne aeroport ku cdo pasaporte verifikohet ne kompjuterj. Une pa diskutim mendova se ishte nje ngaterrese qe do zgjidhej, po pritja ime zgjati tre dite ne aeroport. Pas tre ditesh me komunikojne 7 vjet e 6 muaj denim gjithsej! Dy denime te bera bashke! Vdekja do kishte qene shume me e lehte! Nusja e vajza qe i kisha ne Tirane u kthyen menjehere tek baba ne Lezhe. Bera transferimin e dosjes me idene qe do te mbaroja shpejt, por ajo zgjati gati tre vjet.

4-Kjo eshte jeta ime reale. Me falni shume per gjithe keto rreshta, po sidomos per sikletet qe ju kane ardhur nga une. Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t’ju vleje juve per te mos u ndjere keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndjehem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht. Por, ju te gjithe miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnje dite me shume nga prania ime. Une ju kam borxh ju ne radhe te pare, po dhe gjithe atyre qe jane me kete parti, ndjekjen deri nef und te betejes ligjore ne Itali apo ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut po qe nevoja per te gjetur drejtesi per emrin tim. Lus Zotin te me ndihmoje qe t’ia dal t’ju sjell si prove te vertetesise se kesaj letre, vendimin e nje gjykate te po atij vendi ku jeta ime u nxi sa nuk thuhet. Sepse e di qe nje vendim gjykate ketu ne Shqiperi nuk do ta besonte askush! Do te mbetem nga larg salles se parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hall all «do siklet qe kaluat per haterin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertetel

 

 

Pas zhvillimeve në Parlament

Ambasadori i SHBA-së, Lu, takon ambasadoren e BE-së, Vlahutin

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, zhvilloi dje një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, në zyrën e kësaj të fundit tek “Aba Center”. Për shkak të zhvillimeve të fundit politike në seancën e djeshme parlamentare si edhe dorëheqjes së Arben Ndokës, mendohet se takimi mes dy diplomatëve ka të bëjë me çështjen e dekriminalizimit të politikës, një çështje aq e përfolur në vend dhe e kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për diplomatëve të akredituar në Tiranë kanë këmbëngulur fort tek çështja e dekriminalizimit. Lu ka qenë mjaft i ashpër në këtë pikë ku ka theksuar se është turp për parlamentin e Shqipërisë që të ketë brenda tij individë me rekorde kriminale.

 

Reagimi

Basha: Dorëheqja e Ndokës, një sukses i betejës së opozitës për dekriminalizimin

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi dje se dorëheqja e deputetit socialist, Arben Ndoka, është një sukses i parakohshëm, por i drejtpërdrejtë të nismës dyvjeçare të opozitës për dekriminalizimin e Kuvendit të Shqipërisë. “Megjithëse edhe sot, Edi Rama nuk e futi në kalendarin e Kuvendit ligjin për dekriminalizimin, ajo po i jep frytet e veta ende pa ardhur në fuqi. Dorëzimi i mandatit nga i zgjedhuri i Edi Ramës në Lezhë, Arben Ndoka, është rezultat i drejtpërdrejtë i nismës sonë. Fryma e dekriminalizimit u rrit, u zmadhua, u bë simboli i kauzës së Partisë Demokratike dhe i qytetarëve pa dallim”, – theksoi Basha në Facebook. Më tej, kryedemokrati fajësoi Kryeministrin Edi Rama, si shkak të mosfutjes së projektligjit për dekriminalizimin në kalendarin e punimeve trejavore të Kuvendit, edhe pse kjo nismë, – siç thekson ai, – është kauzë jetike për vendin, ndaj dhe nuk do të ndalet. “Autori i inkriminimit të Parlamentit, të qeverisjes lokale, të posteve kyçe në zyrat publike, provoi edhe sot se, në këtë përpjekje të madhe, ai është penguesi dhe kundërshtuesi i saj dhe, si i tillë do të mbahet mend. Ai e bllokoi disa herë ligjin, e vonoi edhe pse u angazhua Parlamenti Evropian me marrëveshjen e 24 dhjetorit, por ai nuk e ndali dot frymën”, – tha Basha, duke iu referuar Ramës. Në fund të reagimit të tij, kreu demokrat premtoi: “Kjo frymë nuk do të ndalet përpara asnjë pengese dhe se dekriminalizimi do të bëhet për të çliruar vendin nga trafikantët, rrëmbyesit e vrasësit, edhe për shkak se kanë në krah partnerët e çmuar ndërkombëtarë dhe qytetarët, Basha tha se Shqipëria u përket njerëzve të ndershëm e punëtorë dhe s’mund të pranojë të sundohet nga përfaqësuesit e krimit, sepse krimi në pushtet sjell vetëm varfëri e mjerim”.

 

Deri tani 4 të larguar

Deri ku do të shkojë dekriminalizimi, sa pritet të rrudhet lista e “të fortëve” të PS-së?

 

Dorëheqja e deputetit socialist Arben Ndoka çoi në katër numrin e deputetëve të larguar nga mazhoranca qeverisëse e pikërisht nga grupi parlamentar i PS-së. Më parë Kuvendi miratoi autorizimin për arrestimin e deputetit tjetër Armando Prenga, i cili, sipas Prokurorisë, është përfshirë në një përplasje me armë në Kurbin dhe ka plagosur dy persona. Por vetëm pak kohë më parë në Kuvend u përsërit e njëjta situatë e Prengës, kur pas akuzave të deputetit Tom Doshi dhe çështjes së “porosisë” për vrasjen e tij, prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e deputetit shkodran si edhe më pas të demokristianit Mark Frroku. Të dy këta deputetë nuk janë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe së bashku me dy largimet e fundit Prenga dhe Ndoka e çojnë në katër numrin e të larguarve apo të dorëhequrve nga PS-ja. Por ajo që i lidh të katër këta personazhe është pikërisht çështja e dekriminalizimit, kauza e opozitës por më së shumti e kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët. Për të katër këta deputetë, por edhe për më shumë PD ka pretenduar se ka disponuar dosje të së shkuarës së tyre kriminale e ndërsa edhe vetë SHBA-të janë “investuar” jo pak përmes kryediplomatit Lu në vendin tonë duke vënë theksin tek largimi i të inkriminuarve nga Kuvendi. Por nëse në rastin e Doshit, Frrokut dhe Prengës çështja më së shumti duket se ka ardhur si pasojë e ngjarjeve në të cilat ata janë përfshirë, për rastin e Ndokës, duket se ndikimi i drejtpërdrejtë i faktorit ndërkombëtar dhe opozitës për dekriminalizimin ka qenë deciziv. Por a do të vazhdojë më tej kjo kauzë, edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve, ashtu siç vetë PD ka pretenduar për 19 deputetë të inkriminuar nga radhët e mazhorancës në Parlament?

 

Skenarët

Vetëm pak ditë më parë kryedemokrati Basha ka deklaruar se me mbështetjen e agjencive të huaja të specializuar dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve opozita do të çojë deri në fund kauzën e dekriminalizimit. Në selinë blu është folur shumë këto kohë për përfshirjen e FBI-së në çështjen e dekriminalizimit dhe në rast se kjo tezë do të vërtetohet janë të shumta shanset duke iu referuar dosjeve që pretendon se disponon PD që nga radhët e PS-së të vijojnë “shkurtimet”. Në rast të kundërt largimi i katër deputetëve “të shenjuar”, megjithëse Tom Doshi vazhdon të jetë pjesë e Parlamentit, mund të mjaftojë për ndërkombëtarët dhe SHBA. Kjo e fundit shprehu haptazi në rastin e Doshit vlerësimin për Prokurorinë, ndërsa ka theksuar fort këto muaj rëndësinë e dekriminalizimit të parlamentit. Me largimin e Prengës dhe Ndokës, ndoshta SHBA dhe ndërkombëtarët mund të frenohen disi në këtë çështje dhe të mjaftohen me këto largime. Por janë të shumta shanset që ato të mbështesin opozitën në betejën e dekriminalizimit, por duke theksuar nga ana tjetër rëndësinë e evidentimit të provave për çdo deputet të akuzuar. Për këtë ndërkombëtarët dhe SHBA ka kërkuar një marrëveshje sa më të shpejtë të palëve lidhur me ligjin e dekriminalizimit, për t’i hapur rrugë procesit si në Parlament ashtu edhe në administratë. Në rast se ligji i PD-së do të votohet, nuk do të jetë i pakët deputetët që do të detyrohen të largohen nga jeta parlamentare. Por mundësitë që mazhoranca të pranojë variantin e opozitës janë të pakta e në të tilla kushte ose palët do të gjejnë një variant të përbashkët ose do të kërkohet sërish ndërhyrja e ndërkombëtarëve për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit.

 

Stërkaj, mazhorancës: Fajtorë për Berishën

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të deputetit Prenga, Mamo i PDIU-së kundër

 

Me 118 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi raportin e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve që i jepte autorizimin Prokurorisë për arrestimin e deputetit socialist. Deputeti i vetëm që votoi kundër heqjes së imuniteti ishte Omer Mamo  i PDIU-së. Në nisje të seancës pati debate mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist Paulin Sterkaj. Ish-kryeministri akuzon pasardhësin e tij Edi Rama se ka mbushur Parlamentin me kriminelë. “Rama, kreu i krimit të organizuar dhe bandave në Parlament e administratë. Edi Rama e përdorte Armando Prengën si kamxhik të deputetëve të opozitës. Është ky person që e ka shndërruar këtë vend në tempull krimi. Se këtu ngado të hedhësh sytë të del një si ai që po mblidhemi. Më thoni, çfarë ka më pas ai që bën propagandë kur thotë ta legalizojmë kanabisin, Koço Kokëdhima? Çfarë ka më pak Paulin Stërkaj, që godet me qytë kryetarin e PD-së? Çfarë ka më pak ai që nis avionët bashkë me Mrikën drejt Italisë dhe e ka bërë Shqipërinë, Kolumbi?”, – tha Berisha. Në replikë deputeti Stërkaj theksoi se mazhoranca e majtë se është fajtore pse nuk vendosi Berishën para drejtësisë për akuzat me koncesionet. “Ky është një njeri që shpif, që manipulon opinion këtu. Unë kurrë ne jetën time s’kam qenë i lidhur me krimin, ky burrë është manipulator. Sepse, jeni fajtor ju që nuk e keni vënë para përgjegjësisë për koncesionet. Me paturpësi akuzon mua se ke goditur me qytë krerët e PD-së”, – tha Stërkaj.

Share it :