Akuzat për vrasje /Gjyqësori belg pranon: Mark Frroku të vijë e të ndjekë gjyqin në Bruksel

 

 

Mark FrrokuNë kërkesën e depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel këtë të enjte, Mark Frroku shprehet se jep pëlqimin që të jetë i pranishëm e të mos gjykohet në mungesë atje për dyshimet e vrasjes së kryer në bashkëpunim në mars 1999

 

Deputeti Mark Frroku do të mund të ndjekë procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij në Bruksel, ku akuzohet për vrasjen e një shqiptari në vitin 1999. Pas kërkesës së tij, autoritetet belge kanë pranuar ta lejojnë të marrë pjesë në seanca, ndërsa pritet vetëm një rakordim me autoritetet shqiptare për mënyrën se si do të udhëtojë drejt Belgjikës Frroku. Lajmin e ka konfirmuar avokati i Frrokut, Saimir Visha, i cili tha se ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Belgjikë i shërben një procesi të rregullt gjyqësor. “Është pranuar kërkesa jonë për të marrë pjesë në seancat në Bruksel. Kjo i shërben një procesi të rregullt gjyqësor. Deputeti Mark Frroku do të jetë në seancë më 19 tetor në Belgjikë. Nuk do të ketë ekstradim, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve, as transferim të të dënuarve. Do sqarohet mes autoriteteve të dy vendeve”, – deklaroi Visha.

 

Kërkesa e deputetit

Një ditë më parë, deputeti demokristian Mark Frroku depozitoi pranë Gjykatës Belge një kërkesë për të qenë i pranishëm në gjyqin ndaj tij në Bruksel, më 19 tetor. Kjo e fundit, ditën e djeshme, ka pranuar kërkesën re tij. Lajmi është bërë i ditur nga vetë avokati i Frrokut, Saimir Vishaj. Në këtë kërkesë të depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel këtë të enjte, Mark Frroku shprehet se jep pëlqimin që të jetë i pranishëm e mos të gjykohet në mungesë atje për dyshimet e vrasjes së kryer në bashkëpunim në mars 1999. Gjyqësorit belg i kërkohet nga deputeti gjithashtu që të njoftohen zyrtarët e burgjeve në Shqipëri dhe të paraburgimit 302, si edhe autoritetet shqiptare për të bërë të mundur dërgimin e tij në Belgjikë. Më 21 gusht, Gjykata e Lartë shqiptare refuzoi kërkesën e deputetit kristiandemokrat për të ndryshuar masën e sigurisë. Deputeti kristiandemokrat Mark Frroku që mbahet në paraburgim prej muajsh, gati dy javë pasi u refuzua nga Gjykata e Lartë, i drejtohet gjykatës belge duke këmbëngulur që t’i garantojnë të drejtën për të ndjekur procesin penal kundër tij, i cili fillon me 19 tetor në Bruksel. Në këtë kërkesë që do të depozitohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel këtë të enjte, Mark Frroku shprehet se jep pëlqimin që të jetë i pranishëm e mos të gjykohet në mungesë atje për dyshimet e vrasjes së kryer në bashkëpunim në mars 1999.

 

Mbrojtja e Frrokut

“Aktualisht, nga ana e mbrojtjes e deputetit Mark Frroku është përgatitur kërkesa, si dhe dosja përkatëse ku jepen të gjitha vendimet e Gjykatës Shqiptare ose vendimet e Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me procedimin penal e cila ka filluar në rrugë ekstraprocedurale, ku ditën e enjte ne do të dorëzojmë në Belgjikë dosjen ku deputeti Mark Frroku do të japë pëlqimin që të marrë pjesë vullnetarisht në gjykatë. Pasi neni 6 i Konventës Evropiane, çdo person ndaj të cilit ka një çështje penale duhet të sigurojë të drejtën e mbrojtjes, pjesëmarrjes në gjykim, ka të drejtë të paraqesë dëshmitarët e vetë, duke qenë në pozita të barabarta si me dëshmitarët e akuzës. Ne nuk mund të lejojmë një proces të parregullt ligjor, ku provat të flasin vetëm në emër të akuzës”, – tha avokati Saimir Vishaj. Gjyqësorit belg i kërkohet nga deputeti gjithashtu që të njoftohen zyrtarët e burgjeve në Shqipëri dhe të paraburgimit 302, si edhe autoritetet shqiptare për të bërë të mundur dërgimin e tij në Belgjikë. Deputeti kristiandemokrat ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, prej më shumë se 4 muajsh pasi Prokuroria Shqiptare nisi ndaj tij procedimin penal duke e akuzuar për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në Belgjikë. Kjo masë u apeluar disa herë këtë masë, por kërkesa e tij nuk është pranuar.

 

 

Nga Lushnja shkonte e vidhte në Fier, prangoset hajdutja seriale

 

Arrestohet hajdutja seriale nga Lushnja, që vidhte celularë në vende të ndryshme të Fierit. Ajo është Rozalina Konomi, 41 vjeçe, banuese në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, e cila akuzohet për disa vjedhje. Sipas policisë, 41-vjeçarja akuzohet se në datën 30 gusht 2015, në dyqanin e shtetases V. C., në lagjen “Apolonia” është vjedhur telefoni i saj celular tip “Samsung” dhe nga veprimet e kryera rezulton se autore është e arrestuara. Po në muajin gusht në datën 22, Konomi akuzohet se 20-vjeçares me inicialet A. M., në dyqanin e saj në lagjen “Kongresi i Përmetit”, i kanë vjedhur telefonin celular tip “Huawei”. Po ashtu 41-vjeçarja lushnjare akuzohet se në datën 29 gusht 2015, te butik “Serena” në lagjen “29 Nëntori”, shtetases E. M., 38 vjeçe, banuese në lagjen “8 Shkurti” Fier, i kanë vjedhur çantën e dorës në të cilën kishte shumën prej 5500 lekësh të rinj dhe autore e dyshuar është shtetësja e mësipërme. 41-vjeçarja Konomi akuzohet për veprën penale “Vjedhje“ e kryer më shumë se një herë”, materialet e së cilës i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Fier.

 

 

Greqi, shkatërrohet banda shqiptaro-greke, në kërkim “kapoja” shqiptar

 

Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptaro-greke që vepronte në Atikë. Në mesin e anëtarëve të kësaj bande ishte edhe një grua. Në pranga ranë 5 grekë; një grua 37 vjeç dhe 4 burra të moshës 52 vjeç, 53 vjeç, 55 vjeç dhe 56 vjeç. Ndërkohë që është shpallur në kërkim një 41-vjeçar dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë. Organizata kriminale merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike si heroinë dhe kanabis sativa si dhe zotëronin disa armë të llojeve të ndryshme. Hetimet zbuluan se furnizuesi kryesor i kësaj bande është shqiptari 41 vjeçar. Mësohet se shqiptari ka furnizuar me drogë organizatën në të paktën 183 raste. Nga kërkimet në lokale, banesat dhe automjetet e anëtarëve të bandës u sekuestruan doza heroine dhe marijuanë, 7 bimë narkotike kanabis sativa, një çifte, 50 fishekë, 278 celularë dhe 3360 Euro.

 

 

Sërish drogë në Greqi, kapet në Artë shqiptari me 30 kg marijuanë

 

Policia greke ka sekuestruar një sasi prej 30 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar një 37-vjeçar si posedues të saj. Lënda narkotike transportohej me makinë nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, dhe u bllokua në aksin kombëtar Artë-Agrinjo. Shqiptari e kishte fshehur marijuanën në pjesën e poshtme të automjetit që ai drejtonte. Policia sekuestroi gjithashtu dy celularë dhe një shumë parash. Shqiptari akuzohet për trafik dhe transport të lëndëve narkotike.

 

Share it :