Gëzimi, shqiptari që po befason botën

gezim gashiKëngëtari shqiptar i cili jeton në Suedi, Gëzim Gashi, ka arritur të befasojë botën e muzikës ndërkombëtare me këngën e tij “Trigger”. Gëzimi është një këngëtar i ri, i cili është lindur në Kosovë, por që jeton dhe vepron në Suedi dhe Amerikë. Videoklipin e parë ai e ka realizuar kohë më parë. Kënga “Trigger është punuar nga produksioni kosovar, UrbanGraphics. E veçanta për këngën “Trigger” është se ka arritur të klikohet më shumë se një milion herë brenda tre muajve dhe ka arritur t’i sigurojë atij fansa anë e mbanë botës. Kënga “Trigger” është shndërruar në hit në shumë radio stacione në Suedi, SHBA, Angli, Australi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë dhe Poloni, ndërsa ka qenë edhe në top 10 të disa stacioneve të njohura. Videoklipi i këngës “Trigger” momentalisht po transmetohet në MTV dhe VIVA në Poloni, ndërsa Gëzim Gashi ka kontratë me Bold Music Group nga Suedia dhe My Music Records nga Polonia. Ai ka arritur të tërheqë vëmendje dhe të ministrit aktual të Kulturës, Memli Krasniqi,i cili kishte shkruar për të në Twitter, duke i uruar shumë fat. “Kënga e re e Gëzim Gashit do të jetë në bashkëpunim me reperin suedez të nominuar për Grammy, Lazee, ndërsa projekti do të punohet nga Boy Rekless, producentin që ka punuar me Jason Derulon, Demi Lovaton dhe Usher”.

Share it :