Të lodhur nga qëndrimi në shtëpi, plasin protestat e armatosura kundër karantinës në Amerikë

0
94
Një proteste e madhe u mbajt në Lansing në kryeqytin e Michigan-it për të kundërshtuar masat shtrënguese kundër koronavirusit të vendosur nga guvernatori, Gretchen Whitmer.

Protestuesit bllokuan rrugët me makina dhe shumë prej tyre injoruan kërkesat e organizatorëve për të qëndruar brenda tyre. Me parrulla pro presidentit Trump, disa prej tyre kishin marrë me vete armët, dhe thonin se masat shkelin të drejtat e tyre për të cilat duhet të vendosin vetë.

Disa prej tyre thonin se më mirë vdisnin nga koronavirusi sesa të shihnin bizneset e tyre të vogla të gjymtoheshn e të mbylleshin nga pandemia, e cila ka shkaktuar 28,000 të infektuar dhe 5,000 të vdekur në Michigan.

Protesta e thirrur në moton “Operation Gridlock” u organizua nga Koalicioni Konservator i Michigan dhe Fondi i Lirisë së Michigan, një grup konservator pro presidentit Donald Trump.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here