Kumbaro, si fshehu denoncimin e Princit Leka?!

princ lekaNuk është hera e parë që ministrja e Kulturës “fshihet” pas një faqeje muri, siç qe ngjarja e pak ditëve më parë. Ndërtimi i paautorizuar brenda zonës historike, në Kalanë e vjetër të Tiranës, ose më saktë pranë kinemasë “Millennium”, apo më tej në Lulishten Mbretërore shkaktoi jo pak zhurmë mediatike, ndonëse ishte veçse një pjesë, përballë “mureve” të tjera që ndodhen po në këtë zonë. Lajmin për tri faqe muri me tulla e rrëmbeu Ministria e Kulturës duke demonstruar përballjen me ligjin, pra vetëm me shembjen nënkuptohet ky rast. Por çfarë fshihet pas këtij reagimi të Ministrisë, duket sa ka pasur skuta të tjera të pathëna. Njoftimi i parë se po ndërtohet pa leje e ka dhënë vetë Princi Leka. Dhe njoftimi ministror mbështetej mbi këtë informacion, për pasojë ndodhi heqja e murit në një gjysmë dite. Ndërsa dje, po Princi Leka ka dhënë një njoftim, që ngjan më shumë si rebelim, të një denoncimi më të rrezikshëm se i pari: bllokimi i gjithë pamjes së godinës princërore nga një mur i madh, që ka zaptuar territore më të mëdha se ai muri i parë, i kuq.

Ja çfarë ka shkruar dje, Princi Leka: “Pas debatit të sotëm në Parlamentin Shqiptar, dua të sqaroj opinionin që denoncimi ynë i parë lidhur me ndërtimin pa leje tek lulishtja brenda mureve të kalasë është bërë më 16 mars 2015. Gjithashtu dua të bëj të qarte se asnjë lajm për prishjen e Folisë nuk është i vërtetë. Folia është ndërtuar mbi gërmimet arkeologjike dhe themelet e kalasë së Tiranes. Shikoni hartën që është bashkangjitur! Kjo ndërtesë e ndërtuar në kohë rekord gjatë muajit mars jo vetëm që nuk është prekur, por vazhdon qetësisht aktivitetin si klub nate. Ndërkohë vëmendja u përqendrua enkas tek prishja e disa tullave në aneks të lulishtes, kur fokusi kryesor dhe problemi është vete ndërtesa trekatëshe e Folisë!” Tani vendimi është në dorë të Kumbaros, nëse çështje nuk ka tarafet politike në mes, dhe lidhjet e biznesit, kur dihet se pronari aty rrotull i “Millenium”, ka qenë një nga miqtë më të afërt të Ramës, prej të cilit gëzoi të drejtën automatike për të hapur të parën kinema në kryeqytet, në mënyrë krejt arbitrare. Ashtu siç është bërë me të gjitha shembjet dhe ish-kinematë në kryeqytet, duke ngritur godina shumëkatëshe

V.Murati

 

Një vendim mbi gënjeshtrën

 

Vendimi i Ministrisë dy ditë më parë mbulon vetëm një pjesë, në paradoks me datën kur ka mbërritur denoncimi nga familja mbretërore: “Në muajin maj 2015, specialistë të Sektorit të Tiranës të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës njoftuan se në Zonën Arkeologjikë të Kalasë së Tiranës po zhvilloheshin punime të paautorizuara. Kjo drejtori iu drejtua Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit me shkresën e dt. 14.5.2015, ku bëhet me dije se subjekti “Folie” sh.p.k po kryen punime me karakter ndërtimor të paautorizuara dhe kërkohet marrja e masave ndaluese si dhe vënia e gjobës ndaj subjektit. Në ankesën e dt 20.7.2015 paraqitur nga Familja Mbretërore e Princ Leka II Zogu shprehet shqetësimi për ndërtime pa leje nga shoqëria “Ida” sh.p.k në ambientet e Lulishtes Mbretërore pranë Kinema “Millenium”, pronë e Familjes Mbretërore”. Dy më parë është shkruar shkresa e denoncimit dhe kallëzimi penal duke ekzekutuar dje vendimin për të kryer veprimet e prishjes së objektit.

 

 

Share it :