Ish-kryeministri Berisha dhe kreu i qeverisë Rama shkëmbyen replika në Parlament për ligjin e Arsimit të Lartë. Berisha në fjalën e tij tha se dyert e universiteteve po iu mbyllen të varfërve dhe me ironi pohoi se edhe po të shesin lopët nuk kanë mundësi shkollimi.
Ndërsa Rama iu kundërpërgjigj duke theksuar se të varfërit, nën qeverisjen e djathtë, humbën sërish lekët në universitete, si në firmat piramidale.
“Ky ligj mbyll dyert e universitetit për të varfrit e vendit, jam kundër sepse që nga vitet ‘80, universitetet i hapën dyert dhe numri i studentëve u tre/katërfishua, kurse zotëria ka fobinë e taksistit që është jurist, ia tregon shqiptarëve si gjetje të madhe. Isha kundër që të mbyllim dyert për të varfrit, në do kapnim kohën e humbur, mbështes çdo hap drejt cilësisë, ka nevojë të forcohet, por jo të mbyllni dyert….
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “standard” në print.





