Bisedoi Jetmir Olldashi
Pirro Lutaj, në krye të operacionit kriminal në Mallakastër. Qytetarët e refuzuan ofertën e malavitës, ata zgjodhën punën dhe përkushtimin
Mallakastra njihet si vendlindja e Kryeministrit komunist Mehmet Shehu dhe si një pajë e së majtës shqiptare kur vijnë fushatat elektorale. Por Mallakastra njihet edhe për burra të besës, dollinë e cila është një traditë e ruajtur mirë në këto anë. Në 21 qershor Agron Kapllanaj theu një mit, duke fituar përballë të majtës në një fushatë të përfolur dhe me ndërhyrje dhe akuza që shkonin deri tek Policia e Shtetit. Përballë kishte një kandidat të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe lufta ishte akoma dhe më e vështirë. Me një kapital të fortë politik si dy herë kryetar komune, Agron Kapllanaj doli para zgjedhësve dhe kërkoi besimin e tyre. Rezultati ishte mbresëlënës dhe befasues. Në 21 qershor me një rezultat ku herë udhëhiqte e majta dhe herë e djathta, në kutitë e fundit fitorja u kristalizua.
Në një intervistë posaçërisht për “Standard” kryebashkiaku i ri tregon sagën e fushatës zgjedhore. Falënderon strukturat e partisë së tij që e mbështetën dhe qytetarët që e besuan dhe u rezistuan presioneve të ndryshme. Kapllanaj thotë se u mbështet fuqishëm tek rinia dhe rezultatet erdhën. Akuzon strukturat e shtetit të përfshira në një fushatë të pamoralshme dhe që kërkonin fitore me çdo kusht. Tregon planet e tij për të ardhmen dhe zotohet që do të mbajë çdo premtim të dhënë qytetarëve të tij. Angazhohet të bashkëpunojë me qeverinë e majtë për të mirën e bashkëqytetarëve të tij.
Zoti Kapllanaj, duke qenë një kandidat i opozitës gjatë fushatës keni bërë akuza se kishit gjithë shtetin kundër, si ia dolët të fitonit në një zonë të majtë si Mallakastra?
E kam deklaruar dhe i qendroj asaj deklarate pasi une nuk kam garuar me kandidatin qe kisha ne letra, sepse ai nuk ishte kandidati qe strukturat e PS dhe LSI kishin propozuar, por ishte nje kandidat i nje grupi te caktuar te cilet dhe do e drejtonin realisht kete Bashki nese do arrinin te fitonin. Kjo ishte dhe arsyeja pse une nuk u perballa me kandidatin por me strukturat e shtetit. Perballe kisha deputetin Pirro Lutaj i cili dirigjonte te gjitha strukturat shteterore.
Per here te pare ne 24 vite komisariati i policise Mallakaster kthehet ne shtab elektoral te partive ne pushtet dhe kjo eshte per te ardhur keq. Forcat e FNSH komandoheshin nga drejtuesit lokale te partise ne pushtet te cilet kercenonin anetaret e shtabit tim elektoral duke i shoqeruar per ne komisariat pa asnje lloj arsyeje, kurse vete deputeti Pirro Lutaj nje nate para se te vinte per takim z. Basha solli ne Mallakaster dy makina me targa te huaja, nje Audi Q7 dhe nje Audi A8 te mbushur me forca speciale te maskuar dhe pasi i instruktoi per rreth 1 ore ne vilen e tij ne fshatin Hekal, i shoqerone ne qytetin e Ballshit dhe ne zonat perreth duke i orientuar te terrorizonin dhe rrahur anataret e PD te cilet po merreshin me dekorimin e qytetit dhe duke i shoqeruar me pranga ne komisariat. Por nuk mjaftoi me kaq pasi nje gje te tille e beri dhe me mua si kandidat duke me drejtuar armet me rreze. Po me te njejtin presion jane perballur dhe punonjesit e administratës apo dhe te ndermarrjeve te ndryshme. Nje nga gjerat me te shemtura ka qene blerja masive e votes ku ne ndihme i vinte dhe policia. Te gjitha keto veprime ishin si pasoj e nje refuzimi qe qytetaret mallakastriote po i benin kandidatit te servirur nga ky grup i caktuar me ne krye Pirro Lutajn. Une ia dola te fitoj fale fushates qytetare dhe me njerez te ndershem, fale programit real per Mallakastren, fale punes, premtimeve te mbajtura, perkushtimit dhe respektit ndaj qytetareve ne 8 vite qeverisje si kryetar i Komunes Qender. Mallakastriotet votuan njeriun e punes, njeriun e premtimeve te mbajtura dhe njeriun qe nuk di te mashtroje dhe perbuzen me neveri mashtruesit dhe ne vecanti supermashtruesin Pirro Lutaj. Gjej rastin te falenderoj gjithe mallakastriotet ata qe me votuan dhe ata qe menduan ndryshe, u garantoj atyre se une do te jem i paanshem dhe tek une do te gjejne nje mik dhe nje krytar bashkie qe do t’u qendroje prane per cdo hall apo problem qe do te kene.
Kujt ia dedikoni fitoren tuaj? Cili faktor kishte kontribut më të madh?
Fitoren ua dedikoj strukturave te PD dhe te gjithe qytetareve mallakastriote qe besuan te une, por ne vecanti te gjithe atyre qe sfiduan presionin dhe terrorin shteteror dhe nuk u terhoqen per asnje momente. Nje faktor shume i rendesishem ne fitoren time ishte rinia e cila me ka mbeshtetur fuqishem.
Cila janë planet tuaja për Mallakastrën, nga do ta nisni punën?
Planet e mia per Mallakastren jane ato qe une ua kam bere me dije mallakastrioteve gjate fushates dhe qe i kam ne programin tim. Puna nis nga riorganizimi i administratës ku do te perfshihen njerez profesionisete dhe te ndershem, njerez qe dine t’u sherbejne qytetareve.
Cilat janë problemet më të mprehta që ndesh Bashkia e Mallakastrës?
Nje nga problemet me te mprehta qe ka kjo zone eshte infrastruktura rrugore, prandaj dhe puna do te filloje pikërisht me ndërhyrjen emergjente ne te gjitha akset rrugore qe jane pothuajse te pakalueshme. Pastaj vijne konfliktet e pronesise qe jane te shumta dhe shumevjecare dhe me radhe sipas rendesise…
Cilat janë projektet tuaja madhore që mendoni se do t’i përfundoni gjatë mandatit tuaj të plotë?
Projektet madhore jane perfundimi i akseve rrugore, furnizimi me uje te pijshem i te gjithe zones, venia ne pune e te gjithe ujëmbledhësve per vaditje dhe hapja e sa me shume vendeve pune per mallakastriotet.
Ju jeni zgjedhur si përfaqësues i së djathtës, ndërkohë që qeveria në pushtet u përket forcave të majta. A do të bashkëpunoni me Kryeministrin Rama?
Per mua pak rendesi ka se kush e drejton qeverine, une do t’i shtrij doren e bashkepunimit qe nga Kryeministri e deri te drejtoria me e thjeshte e cila varet nga qeveria qendrore, sepse nuk kerkoj asgje personale, por vetem per qytetaret mallakastriote.
Biografia
Agron Kapllanaj u lind me 15.9.1968 ne fshatin Grancie, Mallakaster.
I lindur dhe rritur ne Mallakaster ne nje familje te nderuar dhe te persekutar nga ish-sistemi.
Agroni eshte i martuar dhe babai i tre djemve.
U diplomua ne Universitetin Bujqesor Kamez, dega Ekonomi dhe Agrobiznes.
Ne vitin 1991 merr rrugen e emigrimit per nje jete me te mire duke care Adriatikun me fuci te cilet media italiane i quajti ‘Luanet e Detit’. Ne vitin 1993 kthehet nga Italia dhe se bashku me vellezerit e tij vendos te krijoje nje biznes, te cilin e ka drejtuar me sukses gjate gjithe ketyre viteve duke e cuar ne nivelet me te larta dhe punesuar ne te afro 100 punonjes.
Ne vitin 2007 iu pergjigj kerkeses se banoreve te Komunes Qender Mallakaster per te garuar si kandidat per kryetar te kesaj Komune nen siglen e Partise Demokratike. E pranoi me kenaqesi kerkesen e tyre duke u premtuar se do te ndryshonte rrenjesisht imazhin e kesaj komune. Agroni fitoi me nje diference prej 530 votash ne nje Komune qe e majta e cilesonte si bastionin e vet.
Ndryshimi ne kete Komune u ndje menjehere dhe ishte gati i pabesueshem ne infrastrukture, ne problemet socialo-ekonomike,ne arsim,ne zgjidhjen e problemeve dhe ne te gjitha drejtimet.
Agron Kapllanaj ne fund te mandatit te pare mund te jete nga te paktet kryetar komunash qe ka shkuar para banoreve te vet, duke u kerkuar besimin e tyre per nje mandat te dyte duke u bazuar ne premtimet e mbajtura dhe punet e bera. Si rezultat i punes dhe perkushtimit te tij qytetaret e vet ia besuan mandatin e dyte por kete radhe me nje diference prej 1100 votash. Gjate mandatit te dyte punet ne komunen qender jane dyfish krahasuar me mandatin e pare. Sot Komuna Qender Mallakaster eshte nje nder Komunat qe i gjithe komuniteti i Mallakastres e admiron per punen dhe menaxhimin e mire qe i eshte bere. Sot Agroni iu drejtohet banoreve te kesaj komune me te njejtat fjale ‘kerkoj besimin tuaj per punen dhe premtimet e mbajtura ne tete vitet qe kam drejtuar kete Komune’.
Ne vitin 2009 Agroni garon per kryetar te Deges se PD Mallakaster duke fituar dhe drejtuar kete dege me perkushtim maksimal deri ne vitin 2014.
Ne vitin 2014 Agron Kapllanaj zgjidhet president i FK.BYLIS,klub i cili financohet prej dhjete vitesh nga familja Kapllanaj.
Agron Kapllanaj njihet si nje administrator i zoti dhe i ndershem. Njihet si njeri punes dhe i fjales se mbajtur. Njeri i perkushtuar dhe korrekt. Njeri vizionar dhe largpames. Njeri qe u gjendet prane qytetareve ne cdo kohe brenda dhe jashte orarit zyrtar te punes. Agroni eshte nje drejtues model i administrimit te pushtetit vendor.
Duke qene se emri dhe puna e tij e mire i kishte kaluar kufijt e Komunes Qender Mallakaster, qytetaret e thjesht, politike dhe apolitike shprehen besimin dhe inkurajimin e tyre duke i kerkuar Agronit te merte persiper kandidimin per Kryetar te Bashkise Mallakaster me besimin e plote se ajo do te ndryshoje ashtu sic ka ndryshuar Komuna Qender Mallakaster ne tete vitet e drejtuara prej tij




