Putin i telefonon Obamës

Putin ObamaPresidenti rus, Vladimir Putin, dhe Presidenti amerikan, Barack Obama biseduan dje në telefon për të diskutuar mbi tensionet në Ukrainën lindore dhe luftën kundër grupit “Shteti Islamik” në Lindjen e Mesme. Biseda e tyre e fundit kishte qenë në muajin shkurt, tha Shtëpia e Bardhë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Obama i tha zotit Putin se Rusia është e nevojshme të përmbushë angazhimet e marra në Minsk të Bjellorusisë këtë vit, duke përfshirë heqjen e trupave dhe armatimeve nga territori i Ukrainës.

Kremlini tha se dy udhëheqësit i kushtuan “vëmendje të rëndësishme” përballimit të terrorizmit dhe sidomos “Shtetit Islamik” dhe ranë dakord që Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, të takohen për të biseduar mbi këtë çështje.

Share it :