Automjeti i komandantit të repartit “Shqiponja” është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 25 qershorit tek ish Ekspozita, aty ku edhe mjeti ndodhej i parkuar.
Sipas informacioneve fillestare mësohet se flakët kanë përfshirë edhe një automjet tjetër që ndodhej aty pranë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




