Korrupsioni/ DASH: I përhapur në të gjitha degët e qeverisë shqiptare

DASHRaporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit vëren se korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë shqiptare, teksa qeveria nuk e zbaton ligjin për zyrtarët e përfshirë në afera korruptive. DASH vëren se korrupsioni ka kapur kryesisht arsimin, shëndetësinë, policinë e drejtësinë.

“Problemet më domethënëse të të drejtave të njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, sidomos brenda sistemeve të gjyqësorit dhe kujdesit shëndetësor, si dhe dhuna në familje dhe diskriminimi kundër grave. Ligji siguron ndëshkime penale për korrupsion nga zyrtarët, dhe gjatë vitit Parlamenti prezantoi ndëshkime më të rrepta si pjesë e përpjekjeve më të gjera anti-korrupsion të qeverisë. Qeveria nuk zbatoi ligjin me efektivitet dhe zyrtarët shpesh u angazhuan në praktika korruptive”, konstatohet në raport.

Raporti vë theksin te korrupsioni në sistemin e drejtësise. “Korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes është kërcënimi më i madh për kombin shqiptar, ndërsa prokuroria ka mbyllur dosjet e politikanëve të korruptuar, duke çuar në gjykatë vetëm zyrtarët në nivele të ulta”, thuhet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit

Share it :