Një kallamar gjigant që ndodhet në habitatin e tij natyral, ofron spektaklin e rrallë për të gjithë të apasionuarit në Japoni. Zoologët e Muzeut Kombëtar të Japonisë janë shprehur se nuk ishte aspak një sipërmarrje e vogël ajo që kishin bërë. “Shumë njerëz janë përpjekur të kapin një pamje të një kallamari gjigant të gjallë dhe në habitatin e tij, pavarësisht nëse kanë qenë shkencëtarë apo ekip regjisorësh. Por të gjithë kanë dështuar. Këto janë pamjet e para dhe reale të një kallamari gjigant të gjallë.
Ekspedita 40-ditore është zhvilluar në qindra metra thellësi në oqean. Sekreti i suksesit sipas zoologëve ka qenë një nëndetëse e vogël e pajisur me drita që nuk kapen nga syri i njerëzve apo i kafshëve. Kompania japoneze NHK do të publikojë pamjet në 13 janar, ndërkohë që “Discovery Channel” do ta bëjë në 27 janar.




