Gruaja më e vjetër në botë ka vdekur në Japoni në moshën 115-vjeçare. Zyrtarët thanë se Koto Okubo vdiq të shtunën në një shtëpi pleqsh në Kawasaki. Okubo, e lindur më 24 dhjetor 1897, ka marrë titullin e gruas më të vjetër në botë në dhjetor, pas vdekjes së Dina Manfredinit, që jetonte në shtetin amerikan të Iowas. Personi më i vjetër në botë mbetet një burrë japonez 115-vjeçar, Jiroemon Kimura, i cili jeton në Kioto.





