Nobelistja kërkon një Evropë të lumtur

Një grup intelektualësh i bashkohen një manifesti për rithemelimin e Europës.

 

nobelistja“Ne jemi Europa”, nën këto moto një grup intelektualësh nga vende të ndryshme të botës, mes të cilëve emra të njohur si nobelistja Herta Myller, Javier Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Bashkimit Europian dhe përfaqësues i lartë i politikës së sigurisë dhe të jashtme, Chris Dercon, drejtor i Tate Modern Londër; Doris Dörrie, prodhuese filmash dhe autore; Tanja Dückers, autore; Peter Eigen, themelues i Transparency International; Olafur Eliasson, artist; Peter Esterhazy, shkrimtar; Joschka Fischer, ish-ministër i Jashtëm; Jürgen Flimm, regjisor dhe intendant i Berliner Staatsoper; Anthony Giddens, ekonomist, sociolog dhe ish-drejtor i London School of Economics; Alfred Grosser, publicist dhe politolog; Ulla Gudmundson, ambasadore e Suedisë; Jürgen Habermas, filozof; etj kanë firmosur nën emrin e një manifesti për rithemelimin e Europës prej rrënjëve.

Nënshkruesit duan t’i japin një “zë” popullit europian. Ata kërkojnë nga Komisioni Europian dhe qeverive në të, Parlamenti Europian dhe parlamenteve të vendeve anëtare të krijojnë një Europë të shtetasve veprues, si dhe kushtet financiare e ligjore për Një Vit Vullnetar Europian – si kundërmodel ndaj “Europës nga lart”, Europës mbizotëruese të elitave dhe teknokratëve. Sipas tyre “Europa rrezikon të dështojë prej parimit të patheksuar të politikës europiane: në rastin më të keq të krijojë “lumturinë” e qytetarit edhe pa vullnetin e tij”. Sipas tyre “ekziston nevoja për një marrëveshje midis shtetit, BE-së, shoqërisë civile, tregut, sigurisë sociale dhe qëndrueshmërisë ekologjike”.

Duke hedhur pyetjen për çfarë na vlen Europa dhe sa a e vlerësojmë ne atë? Apo, cila zgjidhje mund të na sigurojë të ardhmen e Europës në shekullin e 21-të? Ata japin përgjigje se “Europa është një laborator i ideve, idealeve politike e shoqërore si asnjë tjetër. Nga se përcaktohet Identiteti Europian? Mund të themi europianja qëndron në dialogun dhe kundërshtimin e politikave të shumta kulturore të “Citoyen”-it, “Citizen”-it, “Staatsbürger”-it, “Burgermatschappij”-it, “Qytetarit”, “Ciudadano-it”, etj., por edhe në ironinë, në qeshjen e Europës me vetveten. Nuk ka asgjë më të mirë se një bashkësi qytetarësh të dedikuar për të mbushur Europën me jetë e lumturi”.

 

Share it :