Lëvizja e Re edhe në Elbasan, Galdini: S’jemi parti e porositur

Lëvizja e Re (LRE) ka nisur prej fillimit të këtij shtatori një fushatë këmbëngulëse të ngritjes së strukturave të saj në çdo qytet e Bashki të Shqipërisë.

Kryetari i kësaj partie të re që tashmë njihet thjeshtësisht si LRE – Lëvizja e Re është pedagogu Arian Galdini.

Lëvizja e Re e Galdinit po synon që deri në fund të nëntorit të ngrejë strukturat e saj në të 61 Bashkitë e Shqipërisë.

LRE e nisi udhëtimin e saj nga Dibra në fillimin e muajit shtator dhe ia ka dalë mbanë të ngrejë strukturat në Korçë, Durrës, Berat, Fier, Lushnje, etj.

Së fundmi, Kryetari i LRE Arian Galdini ishte në qytetin e Elbasanit ku zhvilloi një takim më Ekipin Nismëtar të këtij qyteti.

Në këtë takim u prezantua edhe Kryetarja Nismëtare e LRE për Elbasanin znj. Elvira Xhyra.

Në takimin e Elbasanit, pedagogu dhe njëkohësisht Kryetari i LRE Arian Galdini u shpreh se:

“LRE – Lëvizja e Re është partia e zero para, zero media, zero përfitime.

Lëvizja e Re nuk është as parti e porositur, as e grazhduar nga Katovicarët e Nexhmijes dhe Ramizit.

Lëvizja e Re nuk është as partia e re e ish-të korruptuarve të partive të vjetra.

Lëvizja e Re nuk është as parti e Sorosit, as e Gylenit, as e Erdoganit dhe as e UDB, as e Nexhmijes, as e Grekëve, as e Ramizit, as e Francezëve, as e Saliut, as e Fatosit, as e Ilirit, as e Lulit dhe as e Monës, as e Sigurimit, as e Oligarkëve dhe as e Krimit..

Lëvizja e Re është partia e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm dhe halleplotë.

Lëvizja e Re është partia e djathtë, opozitare me Edi Ramën, Rilindjen dhe të majtën në tërësi.

Lëvizja e Re është partia pro liri, pro demokraci, pro biznes, pro jetës, pro familjes, pro pronës, pro ish të përndjekurve politikë, pro shqiptarizmës, pro SHBA dhe pro Perëndimit. Do tia dalim.”

Video:

https://youtu.be/yHKicHEM-7I

Share it :