Përplasje me armë në mes të Beratit, shpallet në kërkim një person…

Gjatë natës rreth orës 01:30 në Bulevardin “Republika” pas një konflikti për motive të dobëta midis shtetasve A.F dhe K.V, banues në Berat, ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi ngjarjes.

Shtetasi K.V është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share it :