Beppe Marotta nis të mendojë për Interin e ri. Drejtori i Përgjithshëm i zikaltërve raportohet se ka ëndërr të nënshkruar me dy lojtarë “Big” në merkaton e verës së ardhshme.
Gazeta torineze, “Tuttosport” pretendon se në listën e dëshirave të Marotta kanë përfunduar Sergej Milinkovic-Savic i Lazios dhe Federico Chiesa i Fiorentina. Emra të afrimuar tashmë në treg, me dy mesfushorët që do i jepnin më shumë frymëmarrje skuadrës së Antonio Contes.
Për t’i bërë pjesë të projektit, Interit i duhet të arkëtojë rreth 200 milionë euro. Sjellja e tyre do të rriste më tepër konkurencën në ekip, me Interin që kishte një prej merkatove më të mira këtë verë, ku firmosi me lojtarë të rëndësishëm si Nicolo Barella, Stefano Sensi, Diego Godin, Romelu Lukaku, Alexis Sanchez, Cristiano Biraghi dhe Valentino Lazzaro.





