Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë autorët e plagosjes së dyfishtë të ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.
Në ndjekje të tyre, përveç policisë lokale, janë edhe forcat e Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Sipas Policisë, autorët e dyshuar janë me inicialet E.XH dhe SH.L.
Pak minuta më parë, një pronar lokali në zonën e plazhit të vjetër, i identifikuar vetëm me iniciale A.B, mbeti i plagosur së bashku me djalin e tij.
Sipas raportimeve nga qyteti bregdetar, babai ndodhet në sallën e operacionit, por së bashku me të birin janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi qytetin e Vlorës, që është në kulmin e sezonit turistik, por sipas raportimeve paraprake dyshohet se shkak është bërë një konflikt banal i çastit




