Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke. Djemtë, e moshës 26 dhe 28 vjeç, akuzohen për dhunë seksuale ndaj një vajze greke, ngjarje e ndodhur të dielën në mbrëmje.
Sipas televizionit ANT1, 26 vjeçarja ishte në një lidhje dashurie me 28 vjeçarin shqiptar, i cili punonte në një ndër ishujt grekë. Ajo ka kërkuar të ndahej nga shqiptari, por ai se ka pritur fare mirë këtë lajm.
Së bashku me shokun e tij shqiptar, kanë dhunuar seksualisht vajzën.
“Unë kërkova të ndaheshim dhe ata më kapën me zor dhe kryen akte të turpshme ndaj meje”, mësohet të ketë thënë vajza, në trupin e së cilës janë gjetur shenja dhune.




