Gjukiç: Gjesti i Ronaldos, i ndyrë

Gjesti i Ronaldos, i ndyrëKristiano Ronaldo bëri një gjest të shëmtuar fundjavën e kaluar në ndeshjen Kordoba-Real Madrid, teksa goditi me shkelm një kundërshtar dhe u ndëshkua me karton të kuq. Për këtë gjest antisportiv ai u dënua nga Komisioni i Disiplinës me dy javë pezullim. Por për trajnerin e Kordobës nuk mbaron me kaq. Sipas Miroslav Gjukiçit, Ronaldo duhet të ishte dënuar më shumë dhe ai e konsideron si arrogant dhe të ndyrë portugezin. “E kuptoj që sjellja e tij erdhi si pasojë e dëshpërimit pasi nuk po arrinte të shënonte, por Ronaldo tregoi me atë gjest se është arrogant dhe një njeri i ndyrë”, – është shprehur tekniku serb i Kordobës.

 

Ludovika Karamis, bukuroshja që i bashkohet Milanit

Bashkë me Matia Destron, që pranoi ofertën e Galianit, drejt Milanos do të udhëtojë edhe bashkëshortja e tij Ludovika Karamis. Bukuroshja e televizioneve italiane, e lindur në Romë, por me prejardhje greke, pritet t’u shtohet partnereve bukuroshe të futbollistëve kuqezinj. Ish-sulmuesi i Romës dhe Ludovika u martuan vitin e shkuar në një ceremoni familjare. Matia Destro falënderoi Romën dhe u shpreh i gatshëm për aventurën e re me Milanin. Sulmuesi italian ka postuar një mesazh në “Facebook”, ku flet si futbollisti më i ri i kuqezinjve. “Faleminderit Roma! Isha një fëmijë dhe më bëre të madh… Këtu zbulova se dashura ekziston vërtet! Dhe tani në Milanelo për një sfidë të re!!!! Sapo ka filluar countdown-i drejt San Siro #kuqezi #gati për t’u nisur”, – shkruan Destro në profilin e tij.

 

 “Bernabeu” do të quhet “Abu Dhabi Bernabeu”

Sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle “AS”, stadiumi mitik i Madridit “Santiago Bernabeu” do të quhet “Abu Dhabi Bernabeu”. Lajmi nuk konfirmohet nga drejtues të Realit të Madridit, por presidenti Florentino Perez është kapur në kamera, duke u thënë drejtuesve lokalë se stadiumi do të quhet ashtu siç do të duan drejtuesit e IPIC (International Petroleum Investment Company). Në tetorin e vitit të shkuar, Real Madrid dhe IPIC nënshkruan një marrëveshje dhe sipas saj ekipi madrilen do të përfitojë rreth 20 milionë euro në vit për një periudhë 20-vjeçare. Ndryshimi i emri nuk do të bëhet pa u rimodeluar stadiumi.

 

Femrat në radhë për Ronaldon, gazetare dhe modele

Lidhjet mes futbollistëve dhe gazetareve janë bërë shumë të shpeshta kohët e fundit, aq sa nëse kërkon të dashurën e re të dikujt, duhet të shohësh te gazetaret apo reporteret. Shembulli më i mirë për ta ilustruar këtë është çifti Sara Karbonero-Iker Kasijas, por edhe e dashura e re e Kristianio Ronaldos përflitet se vjen nga e njëjta fushë. Ajo është Luçia Vilajon, gazetarja e Real Madrid TV. Por ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Por në kërkim të Ronaldos nuk është vetëm një femër. Më e fundit vjen nga Shtetet e Bashkuara. Supermodelja amerikane, Nikolë Nil, është e fundit ndër femrat më të bukura të planetit që po i afrohet yllit të Realit të Madridit. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Nil është duke kërkuar një takim me Ronaldon me qëllim “ngushëllimin” e tij.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :